> Faqja pare >Posts Tagged ‘astrologjia peredimore

PTOLEMEU – babai i astrologjisë perëndimore

PTOLEMEU DHE ASTROLOGJIA SHKENCORE PERËNDIMOREPtlm

Astrologët modernë e kujtojnë Ptolemeun si autorin e një prej manualeve më të vjetra të astrologjisë, ‘Tetrabiblos’ (Greqisht) ose ‘Quadrapartitium’ (Latinisht) që do të thotë “Katër Librat”. Megjithëse e dimë që Ptolemeu nuk i shpiku metodat e tij të astrologjisë, ne e njohim kontributin e tij si një nga përpunuesit e pjesës më të madhe të dijes lindore mbi trupat qiellor në një shpjegim të organizuar dhe të arsyetuar. ‘Tetrabiblos’ ka ofruar një shpjegim të hollësishëm të sistemit filozofik të astrologjisë, duke u mundësuar praktikuesve të saj t’u përgjigjen kritikëve në baza shkencore dhe fetare.
Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Hapat e parë të astrologjisë

heptagramme_semaine
A e keni hedhur ndonjëherë shikimin nga qielli, ndonjë natë të kthjellët dhe, duke përjetuar shikimin magjik të yjeve, a e keni pyetur veten ndonjëherë nëse ekziston ndonjë domethënie e figurave që yjet krijojnë në qiell? Popujt e çdo periudhe historike kanë vështruar qiellin dhe kanë ndjerë se aty ka një mister magjepsës. Shumë më përpara se njerëzit të shpiknin teleskopin apo të kuptonin se çfarë ishin në të vërtetë yjet, në një farë mënyre ata mendonin se këto figura qiellore ishin të rëndësishme. Ndjenë se yjet ishin kaq magjikë dhe të bukur saqë duhej të përmbanin ndonjë mesazh të veçantë. Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook