> Faqja pare >Posts Tagged ‘Enver Hoxha

Mendimi i Enver Hoxhës mbi origjinën e shqiptarëve

MENDIMI HISTORIKO-FILOZOFIK I SHOKUT ENVER HOXHA NË FUSHËN E ARKEOLOGJISË E HISTORISË SË LASHTË TË SHQIPËRISË



Shkruar nga Myzafer Korkuti  (ish-kryetar i Akademisë së Shkencave) në revistën “Iliria”, viti 1988.

Dëshiroj të theksoj që në fillim se zbërthimi i mendimit historiko-filozofik i shokut Enver Hoxha në fushën e arkeologjisë e historisë së lashtë të Shqipërisë, për vetë karakterin e tij kompleks, është një detyrë e vështirë që del jashtë kufizimeve të një referati, madje dhe që meriton një studim të veçantë. Kjo që do të parashtroj është një fillesë e një sprove që bashkë me kumtesat kushtuar Butrintit e rrethinës së tij, vëllimin me artikuj e studime për Butrintin, dhe zgjerimin e organizimin e muzeut, bëhet për të kujtuar e nderuar veprën e Enver Hoxhës me rastin e 80 vjetorit të lindjes dhe 10 vjetorit të vizitës së tij në qytetin antik të Butrintit.

Në vitet e luftës së madhe çlirimtare, kur po lindte shteti i ri demokratik popullor, më 24 maj 1944, me Kongresin e Përmetit, Partia e shoku Enver Hoxha, me vendimin për anullimin e koncesioneve të huaja, i dhanë fund njëherë e përgjithmonë të drejtës së misioneve të huaja për të bërë gërmime arkeologjike në vendin tonë. Kujdesi i vazhdueshëm i Partisë për monumentet e vlerat historiko-arkeologjike të së kaluarës gjeti shprehje dhe pasqyrim të plotë në tërë legjislacionin tonë. Ai u bë bazë themelore dhe mbështetje e fuqishme e gjithë kësaj pasurie kulturore që është nxjerrë e po nxirret në dritë. Sot Shqipëria është i vetmi vend në botë nga vendet me kultura e qytetërim të lashtë, ku kërkimet e gërmimet arkeologjike bëhen vetëm nga specialistët e kuadrot tanë.

Në fillim të viteve ’50, kur në Shqipërinë e re po hartoheshin planet e para për rimëkëmbjen e vendit, Partia dhe Enver Hoxha përcaktuan edhe drejtimet kryesore të kërkimeve arkeologjike. Në vendimin e Byrosë Politike të vitit 1952 thuhet: “Kërkimet arkeologjike duhet të synojnë të zbulojnë kulturën origjinale të popullit tonë, atë ilire e shqiptare, pa lënë mënjanë edhe atë greke e romake”. Edhe sot, pas tri dekadave, Vazhdo…

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Tema astrologjike e shtetit shqipetar

TEMA ASTROLOGJIKE E SHQIPËRISË

Harta qiellore e Shqipërisë në momentin e shpalljes së pavarësisë me 28 nëntor 1912, ora 13:00, Vlorë.

albania

 

Dielli 5 gradë në Shigjetar
Hëna 26 gradë  te Gaforrja
Merkuri 24 gradë te Shigjetari
Venusi 12 gradë te Bricjapi
Marsi 28 gradë te Bricjapi
Jupiteri 22 gradë te Shigjetari
Saturni 0 gradë te Binjakët
Urani 0 gradë te Ujori
Neptuni 25 gradë te Gaforrja
Plutoni 29 gradë te Binjakët

Ashendenti 16 gradë Peshqit
Mesqiellori 22 gradë Shigjetari.

 

Shqipëria ka dy harta astrologjike si shtet: e para bazuar me 28 nëntor 1912, ora 13:00 (Vlorë), e shpallur si shtet i pavarur; e dyta me 12 janar 1946 (12:00) e shpallur si Republikë Popullore Komuniste (Shqiperia e Re).

Shqipëria u pushtua nga forcat italiane në gusht 1914 në fillimin e asaj që u quajt Lufta e Parë Botërore (Mesqiellori i progresuar pëkrah Merkurit, sundues i Deshendentit). Vazhdo…

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook