> Faqja pare >Posts Tagged ‘festat pagane

Kalendari Pagan Helen

KALENDARI I FESTAVE TË PAGANIZMIT HELENWheel-2-1

Kalendari Pagan Helen i krijuar nga Y.S.E.E  (Këshilli Suprem i Helenëve Etnikë) bashkohet me njeriun bashkëkohor me kontaktin e ngushtë që njeriu i lashtë ka pasur me ciklet e natyrës. Çdo muaj përmban një festë antike dhe është i lidhur drejtpërdrejt me një ushtrim moral (virtytesh) në cilësitë specifike që lidhen me perënditë e nderuara. Kalendari i paraqitur këtu është me bazë diellore, duke reflektuar ciklin e Diellit së bashku me ciklin e natyrës.

Secili muaj ka një festival (festë), një hyjni kryesuese dhe virtytet për meditim. Dymbëdhjetë festat janë të ndara në dy grupe, “Diellore” dhe “Olimpike”.

(1) Janar, fillimi i shenjës së Ujorit, kremtimi i Theogamisë që përkujton martesën e Zeusit dhe Herës, mbretit dhe mbretëreshës së Olimpit, bashkimi i tyre prodhon Jetën, e cila përfaqësohet nga Dionisi (dielli i fund-dimrit dhe fillimit pranveror). Gjatë këtij muaji mbizotëron perëndesha Hera dhe virtytet e kultivuara janë guximi dhe krenaria. Vazhdo…

Tags:

  • Twitter
  • Facebook