> Faqja pare > Lidhur me shenjat > Bisedat e para & Përshtatja me personazhet

Bisedat e para & Përshtatja me personazhet

1- Temat e takimit të parë:

Në një takim të parë me një person të një shenje të caktuar përpiquni të bisedoni për këto tema që të bëheni joshës me biseda:

Dashi: Dëshirat për sukses, ushtrinë, sportin, njerëzit e rëndësishëm që njihni, ëndrrat e karrierës.
Demi: Ushqimet, historinë e familjes, paratë, muzikën, vlerat e përbashkëta.
Binjakët: GJITHÇKA. Ata do të flasin për çdo gjë. Thjesht ndiqni rrjedhën dhe mos i merzisni ato.
Gaforrja: jetën shtëpiake, kafshët shtëpiake, thashëtheme për njohjet e reja.
Luani: Lëvizjet aktuale kulturore, aventuarat e përbashkëta, lojrat, shakatë.
Virgjëresha: Shëndeti, dieta, puna, (sidomos ankesat e punës).
Peshorja: Moda, artet, thashëthemet e botës televizive, kinematografike.
Akrepi: Politika, para, seks, psikologji.
Shigjetari: Udhëtime, filozofi, besime, kultura të huaja, etj. Ashtu si Binjakët, do të flasin pothuajse për gjithçka.
Bricjapi: biseda pune, politikë, karrierë, përgjegjësitë personale, kërkojuni këshilla profesionale.
Ujori: Teoritë konspirative, teknologjitë e reja, ufologjinë, politikat sociale dhe ekonomike.
Peshqit: Kafshët, astrologjinë, origjinën e universit, besimet.

 

ndarese

 

2 – Ja me cilat personazhe të filmave për fëmijë përshtaten shenjat sipas karakterit:

Dashi: Piter Pan. Djaloshi i përjetshëm i cili nuk donte të rritej kurrë.
Demi: Tiana. Punëtorja nismëtare që donte ushqimin e mirë.
Binjakët: Bazil. Mendimtari i shpejtë, llafazani dhe hetuesi i shkëlqyer.
Gaforrja: Kala. Nëna e dashur, mbrojtëse zemra e së cilës ishte aq e madhe saqë adoptoi një fëmijë të bërë burrë.
Luani: Mufasa (luani mbret). Shumë e thjeshtë! Mbreti kurajoz dhe besnik.
Virgjëresha: Bagira (te filmi ‘Mogli’). Pantera e përgjegjshme, serioze dhe lehtësisht e stresuar.
Peshorja: Pokahontas. Vajza e matur dhe e sjellshme, e cila u përpoq të sillte ekulibër ndërmjet vendasve dhe kolonistëve.
Akrepi: Bisha (te filmi ‘e bukura dhe bisha’). Princi i frikshëm i cili mësoi të dashuronte.
Shigjetari: Bela. Vajza e vogël nga qyteti e cila digjej për aventura.
Bricjapi: Mulan. Vajza e zellshme e cila ishte lidhur me sensin e detyrës.
Ujori: Esmeralda. Vajza cigane me shpirt të lirë dhe e pavarur, e cila ishte mike me të gjithë të dëbuarit.
Peshqit: Ariel. Sirena e ndjeshme e cila ëndërronte të jetonte në botën tokësore.

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.