> Faqja pare > NDIKIMI I PLANETËVE > Të njihemi me planetët

Të njihemi me planetët

planets

 

REVOLUCIONI I PLANETËVE

 

Në astrologji planetet i ndajmë në dy grupime: planetet e brendshëm (midis Tokës e Diellit), që janë Merkuri e Venusi dhe planetet e jashtëm që janë: Marsi, Jupiteri, Saturni, Urani, Neptuni dhe Plutoni. Tre të fundit janë të kohës moderne.

  •   Toka  sillet për 365 ditë e 6 orë rreth Diellit;
  •  Merkuri  sillet për 88 ditë rreth Diellit;
  •  Venusi   sillet për 225 ditë rreth Diellit;
  •  Marsi   sillet për  2 vjet (687 ditë) rreth Diellit;
  •  Jupiteri   sillet për  12 vjet (11,9 vjet) rreth Diellit;
  •  Saturni   sillet për  29,5 vjet rreth Diellit;
  •  Urani  sillet për  84 vjet rreth Diellit;
  •  Neptuni   sillet për 165 vjet (164,8) rreth Diellit;
  •  Plutoni   sillet për 248 vjet rreth Diellit;
  •  Hëna   sillet   për përafërsisht 28 ditë rreth Tokës.           

Në astrologji, për nevojë, edhe Dielli me Hënën quhen planetë.

Polariteti i planetëve

Po të përjashtohet Merkuri (si planet “hermafrodit)) dhe Plutoni, simbolizmi i të cilit e përjashton nga çdo krahasim i mundshëm, planetët e tjerë, për nga polariteti dhe domethënia, janë të vendosur njëri kundër tjetrit. Kuptimi i këtij polariteti “pozitiv-negativ” mund ta lehtësojë interpretimin, sidomos në fillim. Mjafton të dihet se termat “pozitiv” dhe “negativ” nuk duhen marrë si cilësime: bëhet fjalë për element plotësues të domosdoshëm për barazpeshën e përgjithshme, si Jin dhe Jang te horoskopi kinez.  (Merkuri dhe Plutoni janë planetët më të vegjël dhe më pak të dukshëm).

 

POLARITETI DIELL –HËNË

Dielli:                                    Hëna:

Burri                                      Gruaja

Drita                                      Errësira

Dita                                        Nata

Zjarri                                      Uji

Babai                                     Nëna

Individi                                 Turma

Vetëdija                               Pavetëdija

Pjekuria                               Fëmijëria

E djathta                              E majta

Mashkullorja                      Femërorja

 

POLARITETI VENUS – MARS

Venusi:                                 Marsi:

Qetësia                               Veprimi

E dashura                            I dashuri

Paqja                                   Lufta

Kthesa                                 Këndi

Butësia                                 Forca

Dashuria                               Urrejtja

Pajtimi                                  Grindja

Femra                                  Mashkulli

Pasiviteti                               Aktiviteti

 

POLARITETI JUPITER – SATURN

Jupiteri:                               Saturni:

Qetësia                                 Acarimi

Shtrirja                                 Tërheqja

Progresi                                Regresi

Përparimi                              Heja dorë

Gëzimi                                 Trishtimi

Përfshirja                             Vetmia

Shpërdorimi                         Kursimi

Bollëku                                Varfëria

Teprimi                               Përmbajtja

Lehtësia                              Vështirësia

 

POLARITETI URAN – NEPTUN

Urani:                                   Neptuni:

Përqendrimi                          Shpërqendrimi

Pavarësia                              Ndikimi (varësia)

Ndarja                                  Bashkimi

Ndryshimi                             Ngjashmëria

Kthjelltësia                           Paqartësia

E fundmja                             E pafundmja

 

astrosymbolkey1

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.