> Faqja pare > Histori > Tekstet më të lashta dhe alfabeti grek

Tekstet më të lashta dhe alfabeti grek

 TEKSTET E PARA NE HISTORI19113650_10213229781521226_8106617398635861997_n
Historia e literatures (teksteve te shkruara) nis me shpikjen e shkrimit, ne Mesopotamine e Epokes se Bronzit dhe Egjiptin e Lashte. Te shkruarit u zhvillua nga nje sistem shkrimi me shenja rreth 30 shekuj pr.e.s ndonese tekstet me te vjetra te njohura letrare datojne rreth shekullit 27 apo 26 pr.e.s.
Literatura e Epokes se Hekurit perfshin tekstet me te hershme qe jane ruajtur ne doreshkrime, perfshire Vedat indiane, pjese nga Bibla hebreike (Testamenti i Vjeter) dhe Gathat Avestane.
Antikiteti klasik pergjithesisht besohet se ka nisur me Homerin rreth shekullit 8 pr.e.s, dhe vazhdon deri ne renien e Perandorise Romake ne shekullin 5 e.s. Ndonese tekstet me te hershme klasike ishin ne greqishten e lashte, nga shekulli 3 pr.e.s, literatura greke u bashkua me literaturen latine. Kemi gjithashtu dhe periudhen klasike te literatures sanskrite, modelet klasike kineze, dhe ne Antikitetin e vone fillimin e literatures klasike siriane dhe persiane te mesme.
Literatura me e hershme daton rreth vitit 2600 pr.e.s (tekste sumeriane klasike). Autori me i hershem i teksteve njihet me emrin Enheduanna, rreth shekullit 24 pr.e.s. Disa tekste letrare, te tilla si Libri Egjiptian i Te Vdekurve, ruajtur ne papirus, jane te veshtire per t’u percaktuar kohen.
Ja lista e teksteve me te vjetra ne bote sipas rendit kronologjik:•2600 pr.e.s – Tekstet sumeriane nga Abu Salabikh, perfshire “Udhezimet e Shurupakut” dhe “Himni i tempullit te Kesh-it”.
•2400 pr.e.s – Tekstet Egjiptiane te Piramidave, perfshire ‘Himnin e Kanibalit”.
•2400 pr.e.s – Kodi Urukagina-s, literature sumeriane.
•2400 pr.e.s – Guri i Palermos, literature egjiptiane.
•2350 pr.e.s– Parimet e Ptah-hotepit, literature egjiptiane.
•2270 pr.e.s – Himnet e Enheduanas, literature sumeriane.
•2250 -2000 pr.e.s – Historite me te hershme sumeriane ne poemen epike te Gilgameshit.
• 2100 pr.e.s – Mallkimi i Perandorise Akadiane, literature sumeriane.
•2100 pr.e.s – Debati ndermjet Zogut dhe Peshkut, literature sumeriane.
•2050 pr.e.s – Kodi i Ur-Nammu-t, literature sumeriane.
•2000 pr.e.s – Tesktet e Qivureve (arkivoleve), literature egjiptiane.
•2000 pr.e.s – Vajtim per Urin, literature sumeriane.
•2000 pr.e.s – Enmerkar-i dhe Zoti i Arata-s, literature sumeriane.
•1950 pr.e.s – Ligjet e Eshnunas, literature akadiane.
•1900 pr.e.s – Legjenda e Etanas, literature akadiane.
•1900 pr.e.s – Kodi i Lipit-Ishtarit, literature sumeriane.
•1900 pr.e.s – Poema epike e Gilgameshit, literature akadiane.
•1850 pr.e.s – Tekstet e Kultepes, literature akadiane.
•1800 pr.e.s – Historia e Sinuhes, literature egjiptiane.
•1800 pr.e.s – Gjeneza e Eridu-s, literature sumeriane.
•1800 pr.e.s – Enuma Elis, literature akadiane.
•1800 pr.e.s – poema e pike Atra-Hasis, literature akadiane.
•1780 pr.e.s – Pllaka e ‘Kodit te Hamurabit’, literature akadiane.
•1780 pr.e.s – Letrat e Marit, perfshire poemen epike te Zimri-Limit, literature akadiane.
•1750 pr.e.s – tekstet e Anitas, literature hitite.
•1700 pr.e.s – Papirusi i Westcar –it , literature egjiptiane.
•1650 pr.e.s – Papirusi i Ipuwer-it, literature egjiptiane.
•1700-1100 pr.e.s – Sankritishtja vedike: date e perafert me perberjen e Rigvedas.
•1600 pr.e.s – Kodi i Nesilimit, literature hitite.
•1500 pr.e.s – Njeriu i Varfer i Nipurit, literature akadiane.
•1500 pr.e.s – Betimi ushtarak, literature hitite.
•1550 pr.e.s – Libri Egjiptian i te Vdekurve.
•1500 pr.e.s – Dinastia e Dunumit, literature akadiane.
•1400 pr.e.s – Martesa e Nergalit dhe Ereshkigalit, literature akadiane.
•1400 pr.e.s – Autobiografia e Kurigalzuit, literature akadiane.
•1400 pr.e.s – Letrat e Amarnas, literature akadiane.
•1330 pr.e.s – Himni i Madh i Atenit (Perendise Diell), literature egjiptiane.
•1240 pr.e.s – Papirusi i Anit, Libri i te Vdekurve, literature egjiptiane.
•1200-900 pr.e.s – versioni akadian dhe historite me te reja ne Poemen epike te Gilgameshit.
•1200 pr.e.s – Poema epike e Tukulti-Ninurta-s.
•1200 pr.e.s – Perralla e Dy Vellezerve, literature egjiptiane.
•1200-1100 pr.e.s – date e perafert me librat RV1 dhe RV 10 ne Rigveda.
•1200-800 pr.e.s – date e perafert me Yajurveda-n, Atharveda-n, Samaveda-n sanskrite vedike.
•1100-800 pr.e.s – date e redaktimit te teksteve ekzistuese te Rigvedas.
•1050 pr.e.s – Historia e Uenamun-it, literature egjiptiane.
•1050 pr.e.s – Sakiku ‘Oguret diagnostike’, literature akadiane.
•1050 pr.e.s – Theodicia Babilonase e Šaggil-kinam-ubbib.
•1000-600 pr.e.s – Poezia Klasike kineze (Shijing), Dokumentat Klasike (Shujing) (pjese autentike), Modeli klasik i ndryshimeve (I Ching)
•950 pr.e.s – date e pjeseve Jehovaiste te Tora-s, sipas teorive dokumentare.
•900 pr.e.s – Poema epike e Erras, literature akadiane.
•850 pr.e.s – data e pjeseve Elohiste te Tora-s, sipas teorive dokumentare.
•Shekulli 8 pr.e.s – Lufta e Trojes (Homeri), perfshire Ilidaden dhe Odisene, literature greke.
•800-500 pr.e.s – Brahmanas sanskrite vedike.
•Shekulli 8 pr.e.s Librat me te vjeter te Bibles Hebreike (Libri i Nahumit, Libri i Hoseas, Libri i Amosit, Libri i Isaias).
•Shekulli 7 pr.e.s – Theogonia & Punet dhe Ditet, Hesiodi, literature greke.
• …………………………….
ALFABETI I LASHTE GREK

Nga Alfa dhe Beta (dy shkronjat e para të alfabetit grek) rrjedh fjala Alfabet.

alfabeti-grek

Leximi i alfabetit grek ne baze te gjuhes shqipe

 

Per me shume info vizitoni: https://www.omniglot.com/writing/greek.htm

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komento