> Faqja pare > Tempujt > Tempuj dhe Faltore

Tempuj dhe Faltore

artemis-temple

Tempulli i Artemises

Tempulli i Artemisës, i njohur më vonë nga romakët si Tempulli i Dianës, ishte një nga shtatë mrekullitë e botës antike, i cili ndodhej në Efesus, qytet i lashtë grek (sot qyteti turk Selçuk). Artemisa greke, apo Diana romake ishte perëndesha e Hënës dhe e gjuetisë, e motra e Apollonit (perëndisë së Diellit).
Faltorja e parë në këtë vend daton që nga Epoka e Bronzit dhe i atribuohej Amazonave. Në shekullin VII pr.e.s, tempulli i vjetër u shkatërrua nga përmbytja. Rindërtimi i tempullit nisi rreth vitit 550 pr.e.s, nga një arkitekt nga Kreta, dhe u financua nga Kroesus (mbreti i Lidisë): projektit iu deshën 10 vjet për të përfunduar krejtësisht. Tempulli u shkatërrua sërish, pikërisht natën kur lindi Aleksandri i Madh, në vitin 365 pr.e.s. nga një akt i qëllimshëm kriminal, dhe u ndërtua përsëri, kësaj here si një mrekulli. Përfundimisht tempulli u shkatërrua nga të krishterët, si vepër pagane, në vitin 401.

athina.

Akropoli i Athines ne Lashtesi

Akropoli nga greqishtja ka kuptimin “maja e qytetit” (akro=maje dhe poli = qytet). Aty ndodhet Partenoni, nje vend ku qendronin vajza te virgjra (sic jane murgeshat sot) per t’i sherbyer perendeshes Athina nga e cila ka marre emrin dhe qyteti, prane Partenonit ndodhet dhe statuja e saj. Me poshte keni dhe tempullin e Zeusit, qe ne kete qytet zinte nje vend dytesor ne krahasim me perendeshen Athina. Romaket kete perendeshe e quanin Athena te cilen e barazvleresonin me perendeshen e tyre Minerva.
Sipas Plutarkut Athina u themelua ne 1550 pr.e.s.

 

bahai

Tempull i besimit Baha’i ne Izrael.

Besimi Bahai eshte nje fe e re themeluar ne 200 vitet e fundit nga nje i ashtuquatjur “profet” me origjine iraniane.

 

ephesus

Biblioteka e Kelsusit – Efesos (Anadoll)

Kjo eshte Biblioteka e Celsusit ne Efesos (qytet i lashte grek ne Anadoll, ne bregun e Jonise).
Tiberius Julius Celsus Polemaeanus i njohur shkurt si Celsus (greqisht:Kelsus) ishte nje qytetar romak me origjine greke i cili u be senator romak, dhe sherbeu si konsull romak ne vitin 92 te eres sone, dhe guvernator i Azise (105-107). Celsus njihej si njeri mireberes nga populli dhe beri shume per qytetin e Efesos ne Anadoll dhe, kur vdiq rreth vitit 120, ai u varros me nderime te medha ne nje sarkofag poshte Bibliotekes se famshme te Efesos, e cila u ndertua si Mauzoleum per nder te tij nga i biri.

 

dionis.

Tempulli i Dionisit (Baalbek)

Tempulli i Dionisit, perendise se veres dhe defrimit, ndertuar nga Perandoria Romake ne Heliopolis (Qytetin e Diellit), Libanin e sotem, ne shekullin II. Heliopolis quhet sot Baalbek (Qyteti i Baalit, perendia me i adhuruar ne Libanin e lashte).

 

apollon.

Tempulli i Apollonit – Didyma, Turqi.

Poseidon-temple

Tempulli i Poseidonit – Sounio, Greqi

 

zeus-temple

Tempulli i Zeusit – Athine, Greqi

 

Modhera_SunTemple

Tempulli i Diellit – Modhera, Indi

 

hera-temple

Tempulli i Heres (gruas se Zeusit) – Paestum, Itali

 

Map_greek_sanctuaries-en.svg

Harta e tempujve dhe faltoreve ne Greqine e lashte

Tags: , ,

  • Twitter
  • Facebook

Komento