> Faqja pare > 5.NDIKIMI I PLANETËVE > Tranzite dhe Progresione

Tranzite dhe Progresione

Në momentin kur lind një fëmijë pozicionet e planetëve tregojnë prirjet e jetës. Këto pozicione përbëjnë ‘Rrënjën (Radix)’, dhe çdo gjë që ka lidhje me këtë “rrënjë” për të gjitha ngjarjet quhet “rrënjësor”. Kështu, Jupiteri rrënjësor’ i referohet pozicionit të Jupiterit në momentin e lindjes së një personi.

Gjatë 20, 30 apo 60 ditëve pas lindjes planetët lëvizin përpara dhe formojnë disa aspekte me pozicionet që ata kishin në momentin e lindjes.

 

Secila nga këto ditë korrespondon me një vit jetë, dhe aspektet që formohen nga ‘progresioni’ në ditën e 20-të pas lindjes do të ndikojnë në ngjarjet e moshës 20 vjeçare. Aspektet e formuara në ditën e 25-të do të ndikojnë në moshën 25 vjeçare e kështu me radhë. Këto quhen pozicione dhe aspekte të ‘progresuara’. Pra, nëse dikush thotë “ Dielli im i progresuar do të jetë në trekëndësh me Jupiterin tim rrenjësor kur të jem 40 vjeç”, do të thotë që 40 ditë pas lindjes së tij, Dielli kishte progresuar në një aspekt trekëndësh me pozicionin e Jupiterit në lindjen e tij, pra kjo do të ndikojë në moshën e tij 40 vjeçare duke nxitur ngjarje me një natyrë fatsjellëse sepse planetët kanë formuar një aspekt të mirë.

Meqënëse jetëgjatësia e njeriut, zakonisht, nuk është më shumë se 70 vjeç (mesatarja), pozicionet planetare pas 70 ditëve nga lindja nuk kanë ndonjë efekt të theksuar siç përshkruhet në paragrafin e mëparshëm, por megjithatë ata kanë një ndikim të dukshëm në jetën e njerëzimit, në përputhje me natyrën e tyre. Por, për shkak të tranziteve të shpejta, efektet janë kalimtare (të shkurtra), edhe në rastin e planetëve të ngadaltë. Këto lëvizje planetare quhen’ tranzite’.

Dielli dhe Hëna, apo Hëna e Re, dhe eklipset janë ndër tranzitet më të rëndësishme. Efekti i tyre përshkruhet nën “ndriçuesit” të cilët shikohen. Së dyti rëndësi kanë edhe tranzitet e planetëve superior ndër shtëpi. Shtepia e dhjetë nënkupton vlerësimin social. Kur Jupiteri ndodhet tranzit në të çdo 12 vjet, do të jepet mundësia për përparime sociale; kur Saturni transits2e përshkon atë një here në 30 vjet, shikoni për pengesa dhe përpiquni t’i kapërceni ato; në të njëjtën mënyrë mund të veproni edhe me planetët dhe shtepitë e tjera.

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.