> Faqja pare > Tranzitet planetare > Tranzitet e Diellit

Tranzitet e Diellit

diell1DIELLI TRANZIT NË SHTËPITË QIELLORE TË LINDJES

Kohëzgjatja e Diellit në tranzit në një shtëpi: 30 ditë
Kohëzgjatja e tranzitit me planetët e tjerë: 2 ditë
Domethënia e interpretimit: 5/10

Dielli në tranzit në shtepinë e parë

Jeni të interesuar më shumë për çështjet personale sesa për ato të botës që ju rrethon. Ky qëndrim (sjellje) nuk diktohet nga egoizmi, por nga një nevojë e vërtetë introspektive për të mundur të zbuloni se për çfarë keni vërtetë nevojë për zhvillimin e mëtejshëm.
Meqënëse Dielli në një horoskop, është burimi i të gjitha energjive, dhe Ashendenti është projektimi i personalitetit, ky tranzit tregon periudhën në të cilën do të mund ta tregoni veten më me efikasitet se zakonisht. Pra, është një kohë e shkëlqyer për t’u bërë përshtypje njerëzve, por duhet të tregoni kujdes sepse mund të ndodhë të tregoheni të pandjeshëm ndaj të tjerëve.

Shumë nga ju, mund të ndeshen me vështirësi nëse punojnë me të tjerët, dhe nëse përpjekjet tuaja për të bashkëpunuar nuk nxjerrin gjë në dritë, është më mirë të prisni kohën e përshtatshme për këtë. Në disa raste ky tranzit mund të nxisë probleme (konflikte) martesore, megjithatë nuk është ky momenti i duhur për të zgjidhur konflikte të rastësishme bashkëshortore dhe do të ishte e kotë nëse privoheni nga ajo për të cilën keni nevojë, për një keqkuptim të sensit të detyrës.

Dielli në tranzit në shtepinë e dytë

Në këtë periudhë duhet të reflektoni për vlerat tuaja dhe për gjërat që vlerësoni më tepër. Shtëpia e dytë konsiderohet si shtëpia e parasë dhe e pasurësë së luajtshme (të mirave materiale). Gjatë këtij muaji duhet tu bëni një testim të vemendshëm burimeve tuaja me burimet e jetës suaj. Shumë prej jush jepeni shumë për gjërat që posedoni saqë nuk arrini të veproni lirisht nga frika se mos dëmtoni interesat tuaja. Mund të ndodhë që të doni të tregoni atë që posedoni sepse ju jep kënaqësi të madhe. Është e natyrshme që ky qëndrim mund t’ju nxisë, nganjëherë, të shkoni shumë larg dhe të lëndoni të tjerët, por mund të jetë edhe burim i momenteve të këndshme për ju dhe miqtë tuaj. Më shumë se asnjëherë, në këtë periudhë dëshironi të kontrolloni plotësisht jetën tuaj përmes gjërave që vlerësoni më shumë. Në nivelin material tranziti mund të nënkuptojë fitimin e parasë (të mirave materiale), në nivelin psikologjik nevojën për të nxjerrë vetën në pah; mos harroni se edhe të tjerët kanë të drejtën e tyre të plotë në vlerat e tyre dhe nuk mund të mbroni vlerat tuaja duke asgjësuar ato të të tjerëve.

Dielli në tranzit në shtepinë e tretë

Gjatë kësaj periudhe do t’u kushtoni vëmendje të madhe marrëdhënieve me miqtë, të afërmit, fqinjët, kolegët e punës, d.m.th. me të gjithë njerëzit me të cilët keni të bëni çdo ditë. Në këtë periudhë do të mund ta vëzhgoni më thellë sjelljen tuaj të zakonshme ndaj personave që janë të rëndësishëm në jetën tuaj. Pikërisht në këtë periudhë keni prirje të lëshoni energji dhe jo ta tërhiqni atë drejt vetes, në vend që të jeni aktiv në të folur, ndonjëherë do të ishte më mirë të mos flisnit aq shumë. Me fjalë të tjera, dëgjojini edhe të tjerët. Gjatë këtij tranziti ritmi i jetës suaj përshpejtohet: keni dëshirë të lëvizni sa më shumë dhe ta aktivizoni sa më shumë veten. Shqetësimet tuaja mund të qetësohen vetëm nëse veproni ndryshe nga e zakonshmja. Tashmë mendja juaj është e qartë dhe kjo aftësi e juaja mund të shërbejë për t’u afruar e komunikuar më njerëzit; ky është momenti më i mirë i vitit për ta bërë këtë.

Dielli në tranzit në shtepinë e katërt

Kur Dielli është në tranzit në shtëpinë e katërt të lindjes vëmendja juaj është e përqendruar në fushat më intime të jetës suaj dhe tek njerëzit që ndikojnë më tepër tek ju, dhe kjo nënkupton familjen e prindërit. Dëshira juaj më e madhe është të gjendeni në ambiente familjare dhe të ndjeni sigurinë të mund të ndërtoni diçka mbi baza të forta, që shumë prej jush konsiderojnë shtëpinë. Fakte të vjetra që kanë pasur pasoja dhe që ndikojnë edhe sot tek ju, mund të kthehen në kujtesën tuaj. Mund të ishte diçka me mend nëse arrini të zbuloni se çfarë efektesh kanë pasur ngjarjet e së kaluarës në jetën tuaj aktuale. Dhe dikush prej jush mund të zbulojë se e kaluara ka krijuar tek ju një sjellje të pavetëdijshme që nuk përshtatet me tipin e jetës që bëni sot, e cila është shkaku kryesor i gjendjes suaj të tensionuar. Introspektiva psikologjike në këtë periudhë të vitit mund të jetë një ndihmë e madhe për zhvillimin tuaj personal.

Dielli në tranzit në shtepinë e pestë

Me Diellin në shtëpinë e pestë ndiheni krejtësisht të lirë për t’u shprehur dhe për të qënë vetvetja. Dëshira më e madhe në këtë periudhë është të bëni atë që ju pëlqen më shumë, duke e bërë veten të vleni sa më shumë. Por kjo nuk ju bën të doni të dominoni të tjerët, edhe pse nganjëherë prireni për këtë, por të kundërshtoni me energji ata që tentojnë t’ju ndalojnë të bëni atë që dëshironi. Kjo shtëpi konsiderohet edhe si shtëpia e dëfrimeve, e lojrave, prandaj në këtë periudhë ndjeni fort nevojën për t’u zbavitur dhe nuk ka asnjë arsye pse nuk duhet ta bëni këtë, por pa dëmtuar punët tuaja. Një efekt tjetër është sensi i madh i interesimit për fëmijët, edhe nëse kjo nuk do të thotë medoemos se ata ju krijojnë probleme dhe shqetësime; kjo do të thotë vetëm se ju do të përfshiheni emocionalisht në punët e tyre, prandaj dilni me ta dhe zbavituni. Edhe pse kjo është periudha e argëtimeve, duhet ta dini kush jeni dhe çfarë jeni, dhe mund t’i bëni të dyja gjërat. Kjo është gjithashtu edhe shtëpia e dashurisë…

Dielli në tranzit në shtepinë e gjashtë

Është momenti për të shqyrtuar problemin se si mund ta drejtoni jetën tuaj dhe të gjykoni se cilat janë përgjegjësitë dhe detyrat që përfshin ajo. Kjo është shtëpia e punës, e detyrave që duhet t’i çoni (të kryeni) deri në fund dhe që, ndoshta, kërkojnë që të shijoni kënaqësinë që ju japin. Vëmendja duhet të përqendrohet krejtësisht në efektivitet dhe vlera (dobi). Përpiquni pra, t’i bëni gjërat si duhet. Në fushën e punës është momenti të analizoni sistemin tuaj të punës dhe po të jetë nevoja ta përmirësoni sepse mendja është e qartë dhe e mprehtë dhe mund t’ju ndihmojë të gjeni sistemin më të mirë për t’i bërë gjërat siç duhet. Mund të ndodhë që t’u nënshtroheni dhe të vareni nga të tjerët; ndoshta, nëse nuk veproni kështu mund të hyni në konflikt me ta. Megjithatë nuk është e thënë që kjo do të jetë një periudhë flijimi dhe sakrifice, mund të merrni shumë kënaqësi nga puna e bërë mirë.

Dielli në tranzit në shtepinë e shtatë

Gjatë tranzitit të Diellit në shtëpinë e shtatë, duhet të përpiqeni të njihni më mirë vetveten duke thelluar marrëdhëniet tuaja me të tjerët. Do të doni të bashkëpunoni me të tjerët në lidhje me ta, do të arrini të kuptoni se çfarë efekti do të mund të keni tek të tjerët. Një nga marrëdhëniet më të rëndësishme është ajo martesore, qoftë e ligjshme apo e lirë. Ata që janë të martuar, duhet që në këtë periudhë të shqyrtojnë marrëdhëniet me partnerin e tyre për të ditur se çfarë roli kanë në jetën dhe nevojat e tij/saj, dhe për të zbuluar nëse këto i përgjigjen kërkesave të partnerit. Ky nuk është një moment i mirë për të kërkuar një aktivitet të pavarur, por është e nevojshme të bashkëpunoni me të tjerët ose të paktën të kërkoni këshilla dhe mendime prej tyre. Në fushën e punës (ndërmarrjes) është një periudhë e mirë për t’u konsultuar me ekspertë. E njëjta gjë vlen edhe për jetën private, kur një këshillë e mirë mund t’ju ndihmojë për të zgjidhur problemet. Kjo shtëpi lidhet edhe me konfliktet bashkëshortore.

Dielli në tranzit në shtepinë e tetë

Ndikimi i këtij tranziti mund të ndihet në nivele të ndryshme, por në përgjithësi thërret vëmendjen, në nivelin e pavetëdijes, në aspektet më të imta të mendjes suaj, të ndjenjave dhe emocioneve tuaja dhe në përgjithësi të mirëqenies psikologjike. Kur jeta e përditshme nuk ju lejon të hyni në kontakt me vetveten dhe me subkoshiencën (nënvetëdijen) tuaj, pasoja do të mund të jetë një gjendje depresive për shkak të humbjes së kontaktit me veten tuaj. Në shumicën e rasteve këto forca të pabërballueshme mund t’ju çojnë në ndryshime jete që mund të rezultojnë shqetësuese nëse nuk janë të plota. Fatmirësisht ky tranzit ju jep një dëshirë të madhe për të eksploruar jetën në nivelin e ndjenjave dhe kjo është ajo për të cilën keni nevojë, sepse një mirëkuptim në nivelin e pastër shpirtëror nuk ju mjafton më tani. Tradicionalisht kjo është shtëpia e vdekjes dhe kjo nënkupton fundin e ndonjë aspekti në veten tuaj, më shumë se vdekje në sensin fizik. Do të mund të keni probleme financiare, prandaj duhet të merrni hua (borxh) ose të merrni kredi në bankë. Ky është momenti i duhur.

Dielli në tranzit në shtepinë e nëntë

Mund të ndjeni nevojën të zgjeroni horizontet tuaja duke studiuar, duke udhëtuar dhe duke njohur njerëz që i përkasin vendeve të kulturave të ndryshme të cilët mund t’ju zbulojnë aspekte të ndryshme të jetës. Edhe nga një takim i rastësishëm mund të lindë një eksperiencë pozitive, e dobishme për dijet tuaja. Kjo është një kohë e favorshme për të nisur studime të reja ose të thelloni një disiplinë kulturore apo të krijoni një hobi. Nuk ka shumë rëndësi nëse këto studime bëhen për qëllime praktike ose thjesht për kënaqësinë tuaj, ato duhet të stimulojnë dhe të hapin mendjen tuaj në perspektivat e reja dhe më të gjerat në univers. Nuk duhet të qëndroni në shtëpi nëse nuk lexoni apo studioni. Ky tranzit tregon edhe për çështjet ligjore ose përfshirjen me ligjin (çështjet juridike), punët apo transaksione tregtare lidhur me të.

Dielli në tranzit në shtepinë e dhjetë

Vëmendja juaj do të tërhiqet nga aspektet (fushat) e jashtme të jetës; karriera, roli në shoqëri, pozicioni social dhe reputacioni në komunitetin në të cilin jetoni. Por ndodh që të gjeni kohën për të shqyrtuar jetën tuaj në kompleksin e saj për të stabilizuar nëse shkoni në drejtimin e duhur dhe progresi i jetës përshtatet me atë që doni. Shtëpia e dhjetë i referohet ambicjeve tuaja në kontekstin social. Dikujt prej jush mund t’i besohet detyra e një projektimi ose e një transaksioni biznesi, që ju jep fuqinë për të vendosur, por edhe një përgjegjësi të madhe, edhe është e rëndësishme që të përballoni mundësinë që ju ofrohet me plot vetëdije (ndërgjegja) për aftësitë dhe dobësitë tuaja. Në këtë periudhë nuk është e rëndësishme të jeni medoemos kompetent apo të fortë për të pasur sukses, por është e nevojshme që të jeni në dijeni për aftësitë tuaja të efektshme dhe mos pretendoni të jeni ai që nuk jeni; sepse kur të zbulohet e vërteta do të keni më shumë dëme se përparime.

Dielli në tranzit në shtepinë e njëmbëdhjetë

Miqësitë dhe raportet me njerëzit janë të rëndësishme për ju në këtë periudhë; ndjeni nevojën për të ditur se çfarë roli kanë ata në jetën tuaj dhe t’i bëni pyetje vetes: çfarë lloj lidhjeje ekziston mes meje e të tjerëve, në çfarë mënyre duhet t’u përgjigjem atyre? Askush nuk mund të jetojë i izoluar dhe ky tranzit ju bën të kuptoni domethënien e këtyre lidhjeve miqësore. Në këtë periudhë është e këshillueshme të punoni në bashkëpunim me të tjerët; edhe nëse në kohë të tjera ndjenit nevojë të qëndroni vetëm për të zbuluar qëllimet e jetës për të rigjetur veten; tashmë ka ardhur momenti për t’i përballuar problemet me të tjerët. Mënyra më e mirë për t’i arritur qëllimet është të impenjoheni në një punë në grup ose në një projekt që përfshin jetën tuaj personale me atë të punës. Shumë herë ajo që është e vërtetë për miqtë tuaj vlen edhe për ju. Është periudha e bashkëpunimit në grup që mund të jetë efikas vetëm nëse çdo element që përbën këtë grup të jetë realizuar plotësisht mbi planin personal.

Dielli në tranzit në shtepinë e dymbëdhjetë

Të gjithë ju i transmetoni dy grupe të ndryshme sinjalesh botës së jashtme; njëri prej tyre tregon çdo gjë që mendoni të bëni dhe tjetri; sinjalin e pavetëdijes, u thotë të tjerëve atë që po bëni vërtetë. Nëse këto dy grupe sinjalesh nuk përputhen mund të krijoni një farë konfuzioni tek të tjerët edhe pse nuk doni t’i mashtroni dhe ajo çka është më e keqja, do të bëni që ata të humbasin besimin në atë që po përpiqeni të bëni. E rrezikshme do të jetë sjellja juaj disi fëmijënore e cila do të mbijetojë në ju edhe kur të rriteni. Kjo sjellje është formuar në fëmijëri si reagim ndaj presioneve që nuk i kuptonit, tashmë, që jeni të rritur, kjo sjellje nuk shërben më. Duhet të përgatiteni të bëni një bilanc absolutisht të ndershëm të sjelljes suaj dhe të qëndrimit përsa i përket botës suaj, pikëpamjeve të saj. Gjithçka që do të refuzoni për ta përballuar hapur do të ngelet në subkoshiencën (nënvetëdijen) tuaj, duke reaguar kundër jush.

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.