> Faqja pare > Astro-seksologjia > Tranzitet e forta seksuale

Tranzitet e forta seksuale

erosTranzitet e “ Seksit më të mirë të jetës”

Të gjithë mund ta mbajmë mend se kur mund të kemi pasur marrëdhënien më të mirë seksuale gjatë jetës. Tranzitet mund të na tregojnë se kur jeta jonë seksuale do të jetë më intensive, pasionante dhe e kënaqshme.  Le t’i hedhim një vështrim disa tranziteve të cilët mund të na sjellin momentet më të mira seksuale të jetës.

Tranzitet  e afatshkurtra: Planetët e brendshëm janë afatshkurtër dhe kalimtarë, por mund të japin një ‘goditje’, sidomos nëse jeni duke përjetuar edhe tranzite të tjera seksuale në të njëjtën kohë.

Venusi në tranzit me Marsin tuaj të lindjes: Kur planeti i dashurisë dhe bukurisë kontakton me planetin tuaj të seksit, fuqitë tuaja joshëse janë të larta! Natyra juaj marsiane e papjekur dhe agresive zbutet dhe fuqia juaj tërheqëse përforcohet. Nën këtë tranzit, mund të dominoheni. Pasioni dhe romanca janë të favorizuara gjatë këtij tranziti. Kjo është veçanërisht e vërtetë me bashkimet, trekëndëshat, apo gjashtëkëndëshat. Katërkëshëshi dhe opozita mund të jenë të rëndë, sepse tranziti mund të tregojë tension dhe sfida (vështirësi) kur vjen puna për të përmbushur nevojat tuaja romantike dhe fizike. Ndërkohë , ata që bëjnë seks gjatë opozitës mund të dalin shumë të fortë. Sidoqoftë, është një tranzit erotik.

Marsi në tranzit me Venusin tuaj të lindjes: Gjatë këtij tranziti, planeti i seksit formon aspekt me planetin tuaj të dashurisë, duke rritur agresivitetin dhe fuqinë tuaj të tërheqjes. Jeni erotik dhe të sigurtë në vetvete, gjatë këtij tranziti. Jeni më pak të frenuar, gjë që i jep më shumë shije jetës suaj seksuale. Mund të jeni më të drejtëpërdrejtë dhe të vetbesueshëm gjatë këtij tranziti, dhe ka mundësi të jeni dominues në krevat.  Kujdes sepse mund të zhvilloni ndjenja seksuale me me lloj-lloj njerëzish që mund të takoni gjatë këtij tranziti!

Venusi në tranzit me Plutonin tuaj të lindjes: Deshirat tuaj seksuale stimulohen gjatë kësaj periudhe! Ndiheni pasionant, seksi, dhe të vetësigurt. Përmes seksit, ju mund të përjetoni një nivel të thellë intimiteti me partnerin tuaj. Seksi bëhet më intim, i thellë dhe pasionant nën këtë ndikim. Mund t’ju pëlqejë të dominoni partnerin tuaj, ose të dominoheni nga partneri në krevat.

Marsi në tranzit me Plutonin: Plutoni është dy herë më i fuqishëm se Marsi, kështuqë kur të dy planetët takohen, fishekzjarret seksuale janë me bollëk për ju dhe partnerin tuaj. Ndryshe nga tranzitet që përfshijnë Venusin, ky tranzit nuk përfshin përqafimet dhe dhembshurinë. Përkundrazi, ky tranzit mbush jetën tuaj seksuale me një energji të tipit “dua të të shqyej rrobat dhe të të shkatërroj”. Sa e zjarrtë!

Tranzitet afatgjata: Këto tranzite zgjasin më shumë, dhe janë më intensive sesa tranzitet e afatshkurtra.

Plutoni me Venusin tuaj të lindjes: Ky tranzit stimulon dëshirën tuaj për dashuri dhe shprehuri fizike në dashuri. Aktivitetet seksuale janë përfundimisht të favorizuara në këtë kohë! Do ta vini re që seksi që do të bëni gjatë këtij tranziti do të jetë i nxehtë dhe i shijshëm, intim si edhe transformues. Do të arrini thellësi të reja kënaqësie me partnerin tuaj. Me tranzitet e rënda (bashkimet, kuadratet, opozitat), nga ana seksuale mund të përjetoni tabu me partnerin tuaj. Njëri nga ju mund të dojë të dominojë tjetrin, seksualisht, kështuqë roli mësues-student/ padron-skllav mund të ishte diçka që mund të eksploroni nën këtë ndikim.

Plutoni në tranzit me Marsin tuaj të lindjes: Ky tranzit përforcon dhe stimulon energjitë tuaja seksuale. Gjatë kësaj kohe, mund të fiksoheni me tabu seksuale dhe akte të tjera “të ndaluara” seksuale të cilat nuk i kishit provuar më parë. Me partnerin tuaj, doni të eksploroni thellësinë e seksualitetit tuaj. Në fakt, mund ta gjeni veten të fiksuar pas njëfarë marrëdhënieje seksuale gjatë kësaj kohe; ose nëse do të takoni dikë të ri, ose marrëdhëniet tuaja seksuale do të thellohen. Pasionet tuaja dhe energjitë seksuale janë të forta gjatë kësaj kohe.

Plutoni në tranzit me Plutonin e lindjes: Kur planeti i energjisë seksuale prek Plutonin, një rigjallërim i energjive tuaja seksuale del në dukje. Ky tranzit nënkupton “seks të vërtetë”; ju dhe partneri juaj do të përjetoni “kuptimin më të plotë” të shprehurisë seksuale nën këtë tranzit. Përmes seksit, ju dhe partneri juaj do të zhvilloheni gjatë këtij tranziti, dhe seksi që mund të përjetoni ju ndihmon të bëheni më të afërt me njëri-tjetrin. Kjo është një nga periudhat më intensive seksuale të jetës suaj.

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.