> Faqja pare > Tranzitet planetare > Tranzitet e Hënës

Tranzitet e Hënës

Ndikimi i Hënës në jetën tonë të përditshme
hena1
Kohëzgjatja e tranzitit me planetët dhe pikat: 3 orë e 10 minuta.
Domethënia e interpretimit: 2/10

Hëna, ngaqë lëviz shumë shpejt, duhet të konsiderohet si elementi lëvizës nga e gjithë skena planetare. Shpesh një katalizator i një situate të vendosur nga planetet më të ngadaltë, roli i saj është gjithashtu i vetë jetës, me kuptimin që ashtë ajo që ritmon ngjarjet më të vogla dhe orkestron atmosferën e përditshme, në mënyrë pozitive si edhe negative. Gjithashtu, mund të themi që Hëna përcakton bioritmin e secilit, gjatë udhës së saj në zodiak.

Pa dyshim, vetë Hëna i nënshtrohet tranziteve të tjera dhe nuk mund të studiohet e veçuar, megjithatë, ne ende mund të përpiqemi të pikturojmë ndonjë portret të ndikimit të saj ditor sipas pozicionit të saj. Si çdo planet tjetër në tranzit, Hëna ndikon tek ne sipas tre mënyrave: udhës së saj përmes shenjave (që jep një tonalitet social të përgjithshëm), udhës së saj përmes Shtëpive apo sektorëve (që jep një tonalitet personal të përgjithshëm) dhe në fund aspektet që formon me planetët e lindjes. Hëna duke u zhvendosur rreth 14o në 24 orë (ajo ndryshon shenjë çdo dy apo tre ditë), sigurisht që nuk do të mbajë veçse tranzitet e aspekteve “Përkrah”, dhe akoma, duke llogaritur që ndikimi tyre qëndron kalimtar dhe me pak rëndësi (me përjashtim kur kur aspektet “përkrah” kanalizojnë një rreze energjie të vendosur nga planetët e tjerë më të ngadaltë).

Studimi i Hënës mbetet thelbësor në astrolgjinë horare, por sipas kuptimit tonë ajo del edhe e domosdoshme për të kuptuar jetën e përditshme, gjendjen tonë shpirtërore, shkurt, në mënyrën kur ndihemi “me hënë”…Pra, këtu do t’ju japim domethënien “e dobët” të kalimit të Hënës mbi faktorë të ndryshëm të temës. Ne përcaktojmë për çdo interpretim një domethënie pozitive dhe një negative: kjo sigurisht që varet nga gjendja qiellore dhe tokësore e Hënës në ato momente, d.m.th për të skematizuar, nëse ajo formon aspekte të mira apo të këqija me planetët e tjerë në tranzit dhe me faktorët e tjerë të temës. Në rastet e debatueshme, interpretimi do të bëhet midis dy domëthënieve të dhëna (shiko shembullin Hëna mbi Diellin)

Secili posedon ritmin e tij personal dhe sheh humorin e tij, formën e tij, gjendjen e tij mendore duke ndryshuar nga dita në ditë. Hëna na lejon të zbulojmë ritmin tonë personal dhe kështu të kultivojmë një harmoni të brendshme të domosdoshme për lumturinë. Ne do të studjojmë këtu njëherësh tranzitet e saj mbi planetët dhe në shtepi.

 

Hëna tranzit mbi faktorët e lindjes

Hëna mbi Diellin (Hëna e re)

Tranzit pozitiv (+): Është rasti për të takuar njerëz ose për të gjetur gjëra, ka një farë “nxjerrje në dritë” që ju bën të dilni nga hija. E ndjeni veten më të sigurtë, do të dëgjoheni dhe vlerësoheni më shumë, jeni për disa orë, në qendër të vëmendjes, ylli i grupit tuaj, ai që kap vëmendjen.

Tranzit negativ (-): Liria juaj e veprimit është e pakësuar dhe ju vuani nga një atmosferë disi e trishtueshme. Marrëdhëniet me seksin e kundërt bëhen të vështira dhe do të tregoheni kapriçoz dhe i irritueshëm, madje i papajtueshëm (sigurisht që kjo duhet nuancuar sipas karakterit).

Shembull i interpretimit të ndërmjetshëm: të tjerët ju kushtojnë me gjithë qejf vëmendje por mund të përfitoni prej saj për të thënë apo bërë ndonjë gabim, duhet të dini pra të mos përfitoni egërsisht nga kjo përtëritje e vëmendjes, të tjerët nuk do t’ju vlerësojnë më shumë se e meritoni. Do të vihet re që Hëna e re ka një ndikim të përkohshëm më të gjerë se lëvizjet e tjera hënore: ajo mund të zgjasë të paktën tetë ditë (deri sa të formojë kuadrat me Diellin).

Hëna mbi Hënën

Tranzit pozitiv (+): do të jeni afër fëmijëve dhe familjes suaj. Do të tregoheni më zemërbutë, do të keni deshirë për t’u çlodhur (relaksuar), për të shijuar kënaqësitë e vogla të jetës, për të qënë më moskokëçarës. Do të meditoni ose do të jeni krijues. Do të kërkoni paqen, qetësinë dhe harmoninë.

Tranzit negativ (-): Do të merrni vendime të nxituara, më tepër instiktive sesa të arsyeshme, gjë që ju bën të harroni disa detaje….do të jeni i pavëmendshëm, ëndërrimtar, më tepër i mbyllur, dhe nuk do të ju duhet shumë për të qënë i merzitur apo i lënduar në prekshmërinë tuaj.

Hëna mbi Merkurin

Tranzit pozitiv (+): Aftësitë imagjinare dhe intuitive janë të favorizuara, e vini trurin në lëvizje fare lehtë dhe jeni shumë të gatshëm për t’u shprehur, komunikuar, shpjeguar apo shkruar diçka. Keni deshirë të mësoni, të lexoni, të diskutoni me të afërmit ose të edhe të dilni shëtitje.

Tranzit negativ (-): Do të bëheni të shpërndarë, vëmendja juaj nuk do të arrijë të përqëndrohet tek disa gjëra. Do të flisni pa pushim pa qënë produktiv, do të merreni me thashëheme, dhe nuk do të arrini të jeni të qetë. Do të jeni nervoz dhe nuk do të dini të gjykoni drejt.

Hëna mbi Venusin

Tranzit pozitiv (+): Do të jeni me humor romantik dhe dashuror dhe marrëveshjet duhet të jenë të mira për nga pikëpamja sentimentale, familjare, miqësore apo shoqërore. Do të jeni gazmor, qoftë në shtëpi apo jashtë saj, dhe do të keni deshirë të bëni për vete të tjerët me sharmin tuaj, të dukeni më shumë, të zbukuroheni. Do të keni një intuitë dhe krijimtari të shkëlqyer.

Tranzit negativ (-): Do të keni një imazh jo të mirë (pamje të keqe),dhe do të jeni pak të demoralizuar, me një humor të paqëndrueshëm por më tepër pasiv. Do të jeni mjaft fëmijënor në reagimet tuaja sepse do të keni prirje të jeni neglizhent, përtac dhe moskokëçarës, nuk doni t’ia dini për asgjë. Do të tregoheni mjaft egoist dhe nuk do të ndiheni rehat me veten tuaj.

Hëna mbi Marsin

Tranzit pozitiv (+): Do ta ndjeni veten në formë të mirë, do të keni deshirë për të lëvizur, të bëni sport apo të merrni iniciativa dhe vendime. Deshira juaj për garë dhe sfidë do të shtohet ashtu si edhe guximi dhe krenaria juaj. Epshi juaj do të jetë në rritje gjithashtu dhe imagjinata juaj e shfrenuar.

Tranzit negativ (-): Mund të tregoni një guxim të nxituar, të ndërmerrni rrreziqe të panevojshme apo të tregoheni të pamamtur. Energjia juaj mund të transformohet në agresivitet sepse do të keni deshirë të kundërshtoni, të debatoni dhe të fitoni, reagimet tuaja do të mund të jenë pak të tepruara dhe do të duhet të keni një higjenë të mire jetese dhe të kufizoni teprimet fizike.

Hëna mbi Jupiterin

Tranzit pozitiv (+): Marrëdhëniet me njerëzit që ju rrethojnë do të jenë të shkëlqyeshme dhe madje do të mund të takoni persona (miq) të rinj. Të tjerët do t’ju sjellin kënaqësi dhe fati do t’ju buzëqeshë shpesh perms shanseve të vogla, që mezi perceptohen nganjëherë, por që do të lehtësojnë jetën tuaj aktuale. Me një gjendje shpirtërore optimiste, do t’ju pëlqejë të hyni në biseda me të tjerët dhe do të ndiheni mirë kur të komunikoni me ta. Imagjinata juaj do të jetë e bollshme, prandaj do të mund të keni mendime fitimprurëse. Megjithatë kujdes nga prirja e përgjithshme për teprime.

Tranzit negativ (-): Shumë dorëshpuar, optimist dhe i nxituar, veprimet tuaja mendjelehta do të mund t’ju dëmtojnë. Do të mund të keni prirje të bëni hile apo të luani me zjarrin, të rrezikoni kot. Gjykimi juaj do të jetë shumë subjektiv dhe do të interesoheni vetëm për kënaqësinë tuaj të çastit, pa arsyetuar aspak. Duhet të ruheni nga teprimet e çdo lloji si dhe nga problemet (rëndesa) e stomakut.

Hëna mbi Saturnin

Tranzit pozitiv (+): Do të tregoheni serioz në afrimitetet (kushtet) tuaja dhe nuk do t’i merrni gjërat hollë, duke i dhënë më shumë rëndësi ndjenjave tuaja dhe duke medituar mbi atë çka ato përfaqësojnë. Do të jeni më shumë në fazë reflektimi sesa veprimi dhe do të merrni kohën shtruar për të peshuar të mirat dhe të këqijat e situatave të ndryshme. Do të jeni më i përmbajtur se zakonisht dhe do të keni mundësi të bëni takime që zgjasin apo të thelloni lidhjet që keni tashmë.

Tranzit negativ (-): Do të tregoheni më tepër mizantrop, ndonëse do ta ndjeni më egërsisht deshirën për t’i ndarë gjërat me dikë. Emocionet tuaja do të jenë kontradiktore, të luhatura dhe më shumë të zymta, do të mendoni shumë pa gjetur një zgjidhje për këtë. Mundet që ta shkaktoni vetë ju, por në mënyrë të pandërgjegjshme dështimin tuaj apo që rrethanat të luajnë kundra juash përmes pengesave (kundërshtimeve) të vogla, pa rrezik por pak dëshpëruese. Tregoni kujdes me stomakun dhe hani lehtë.

Hëna mbi Uranin

Tranzit pozitiv (+): Ja një periudhë e favorshme për të pasur ide gjeniale, për të bërë zbulime të reja, të rregulloni ndonjë problem me zgjidhje origjinale. Do të jeni plot energji “pak i elektrizuar” dhe do të kërkoni kontakt me të tjerët, sidomos me miqtë tuaj. Do të keni deshirë të nisni projekte ose thjesht të bëni festë, shkurt , për t’u ndjerë në sinergji me të tjerët.

Tranzit negativ (-): Humori juaj do të jetë në “dhëmbët e sharrës”, i paqëndrueshëm dhe dyshues. Do të irritoheni lehtësisht dhe do të keni prirje të bëni si t’jua dojë qejfi juve dhe të detyroni të tjerët të bëjnë si deshironi ju. Nuk do të jeni shumë objektiv dhe do t’ju bien mbi kokë situate të papritura që, në mos qofshin vërtetë të rënda, do të jenë të vështira dhe do t’ju vendosin pengesa në rrugë. Do të tregoheni të paduruar.

Hëna mbi Neptunin

Tranzit pozitiv (+): Ja një periudhë e favorshme për meditim, relaksim (pushim). Do të ndiheni veçanërisht “në fazë”, në forcat tuaja. Do të jeni i qetë, i matur dhe do të merrni vendime të bazuara më shumë në dhembshuri sesa në interesat tuaja. Shumë krijues sepse jeni shumë i frymëzuar, do t’ju pëlqejë të dëgjoni muzikë, të hyni në botën e një filmi frymëzues, të lexoni apo thjesht të shpërndani idetë tuaja.

Tranzit negativ (-): Do të jeni shumë “i mjegullt”, edhe për veten tuaj. Paksa i humbur, do ta keni të vështirë të përqëndroheni apo të bëni edhe ndonjë përpjekje. Do të zhyteni me gjithë qejf në botë tuaj të brendshme dhe do të jeni më i prekshëm dhe më i ndjeshëm se zakonisht.

Hëna mbi Plutonin

Tranzit pozitiv (+): Do të ndiheni shumë në formë, sikur po merrni frymë për here të dytë (Sidomos nëse keni kaluar një periudhë lodhjeje apo sëmundjeje). Trupi juaj do të jetë në faze rigjenerimi njësoj si edhe mendja juaj dhe do të jeni I hapur për gjëra të reja, eksperienca të reja. Do të ketë një fare paqeje të brendshme dhe do të jeni shumë krijues. Epshi juaj do të jetë i fortë (sidomos në temat femërore) dhe plot deshirë. Do të tregoheni i vendosur dhe do të arrini të kontrolloni më mirë deshirat dhe impulse tuaja të pavetëdijshme.

Tranzit negativ (-): Me një gjendje shpirtërore të zymtë, madje patologjike nëse e tregon dhe tema e lindjes, nuk do të mendoni veçse për veten dhe do të jeni të pakënaqur. Do të keni një ndjenjë të përgjithshme zhgënjimi (mashtrimi) e cila mund të nënkuptojë një fare dhune apo fjalë të hidhura . Më shumë prirje se zakonisht për infeksion, trupi juaj do të jetë i dobët në mënyrë të përgjithshme dhe epshi juaj do të jetë në rënie.

Hëna mbi Hënën e Zezë

Tranzit pozitiv (+): Do të keni një vision shumë të qartë mbi njerëzit dhe situatat dhe intuita juaj do të jetë shumë e fortë. Është momenti për të qënë i kthjellët, për t’u vënë përsëri në bisedim, për të rishqyrtuar synimet dhe deshirat e thella. I qetë dhe mjaft i heshtur, do të jeni më shumë në vëzhgim dhe reflektim sesa në veprim. Do të drejtoheni më shumë drejt njerëzve të afërt, njerëz vet ë besueshëm me të cilët do të mund të ndani momente intimiteti të favorizuar në një atmosferë thellësie dhe besimi.

Tranzit negativ (-): Do ta shikoni gjithçka zi, në një mënyrë pesimiste saqë do të imagjinoni kthjelltësinë. Kontaktet me të tjerët nuk do të jenë të lehta sepse atmosfera d o të jetë mjaft e pakëndshme. Kritik edhe nganjëherë “gojë lig”, nuk do të bëni dhurata dhe nuk do të ndiheni të qetë. Nga ana tjetër, sigurisht kërkoni që dikush t’ju sjellë qetësinë.

 

Hëna tranzit ndër shtëpi (12 sektorët e zodiakut)

Hëna në tranzit në shtepinë e parë

Kjo është një periudhë dy ditore ku gjendja personale do të jetë më e rëndësishme se çdo gjë tjetër. Ndjeni nevojën për të qëndruar me miqtë, me të afërmit dhe personat e dashur. Jeni të ekuilibruar, në harmoni me vetveten, dëshira për të jetuar dhe entuziazmi ju shtohen dhe keni dëshirë t’u tregoni edhe të tjerëve për këtë ditë të bukur. E ndjeni dashurinë e atyre që ju rrethojnë dhe jeni të gatshëm të tregoheni dashamirës me ata që keni afër dhe me ata që u adresohen për ndihmë. Nga njëra anë jepni shumë, por nga ata tjetër mund të kërkoni edhe nga të tjerët shumë. Merreni shumë më veten tuaj dhe nuk nguroni ta ndani gëzimin me miqtë tuaj. Kënaquni me këtë ditë fantastike dhe shfrytëzoni rastin për të bërë diçka të bukur.

Alternativë tjetër: Është momenti për t’u marrë me veten tuaj, me pamjen e jashtme, me shëndetin dhe me jetën e brendshme në mënyrë të përgjithshme. Do të mund të pyesni edhe veten për deshirat dhe drejtimin e jetës, për vendimet që keni marrë apo që keni llogaritur të merrni.
Ja disa veprimtari që ju këshillohen: Kujdesi për trupin (prerje flokësh, manykyr, masazh, relaks, joga, aktivitete të lehta sportive…); shëndet (pushim, konsulta mjekësore); meditim ( thjesht reflektim për ekzistencën)

Hëna në tranzit në shtepinë e dytë

Çështjet për sa i përket financave dhe dëshirës për të pasur janë në rend të ditës. Ju e rindjeni nevojën për të kontrolluar llogarinë tuaj, për të larë ndonjë borxh që keni, për të pasur kujdes që të mos shpenzoni tepër, apo ndoshta do të kërkonit për një punë. Sidoqoftë ju do të kërkoni siguri në këtë fushë dhe do të tregoheni largpamës për të ardhmen. Nëse do të duhet të bëni pazar, zgjedhjet tuaja do të jenë me mend në mënyrë që ta administroni sa më mirë pasurinë tuaj. Përshtateni emocionalisht me atë që posedoni apo me atë që vlerësoni shumë, kjo mund t’ju çojë të lidheni ngushtë me të mirat materiale, gjë që mund të shkaktojë probleme, për shembull, kur dikush ju kërkon para ose diçka borxh. Në këtë periudhë do të ndjeni kënaqësi nëse rrethoheni nga objekte familjare plot me kujtime të së kaluarës. Mund të merrni para dhe kjo ju jep kënaqësi.

Alternativë tjetër: Është momenti për t’u marrë me të mirat materiale, me çështjet financiare, por është edhe dita për të përvetësuar njohuri të reja dhe për të mësuar gjëra të reja si dhe për t’iu përkushtuar kënaqësive sensuale. Ja disa veprimtari që ju këshillohen: të bëni llogari, të bëni pazar, të përgatisni një gjellë të mirë, të merreni me çështje shtepiake, të pasuroni koleksionin tuaj, të lexoni, të merreni me kopshte, të krijoni, të ndani me dikë caste intime.

Hëna në tranzit në shtepinë e tretë

Gjatë kësaj periudhe keni dëshirë të lëvizni, të zbuloni gjëra të reja dhe të mësoni diçka më tepër. Sigurisht, ju ndoshta ëndërroni horizonte të largëta, por udhëtimet e shkurtra apo zhvendosjet e vogla do të mjaftojnë t’ju bëjnë të lumtur. Ju pëlqen të luani me fjalët, prandaj shkoni dhe bëni vizitë diku, tek fqinjët apo të afërmit. Është e qartë që ndjeni nevojën për të komunikuar dhe kudo që jeni, bisedimi juaj i lehtë dhe aftësitë tuaja për të qenë ndërmjetës do t’ju bëjnë të njerëzishëm. Komunikimi me të tjerët priret të jetë shumë subjektiv, i mbuluar me konsiderata personale. Nuk jeni të kënaqur me fytyrën sipërfaqësore që të tjerët ju tregojnë. Nëse i kontrolloni emocionet tuaja me racionalizëm, ky mund të jetë momenti i komunikimeve domethënëse. Ka rrezik se mendimet tuaja ndikohen nga e kaluara. Mund të lindin probleme (debate) me të afërm ose me ata që keni njohur rastësisht. Komunikimi me të tjerët është i gjallë dhe i shpejtë.

Alternativë tjetër: Është koha për të dalë, për të takuar njerëz, për të biseduar me dikë, për të studiuar, shkurt për të vënë në lëvizje kokën (mendjen) dhe gjuhën, këmbët dhe duart. Ditë për t’iu përkushtuar udhëtimeve, (shëtitjeve) dhe komunikimit.
Ja disa veprimtari që ju këshillohen: të dilni shëtitje, të vizitoni njerëzit tuaj të afërm, të zhvilloni marrëdhëniet me fqinjët, të shkruani diçka, të dërdoni e-maile, letra, të bisedoni në telefon, internet, të nisni një libër, të organizoni një udhëtim, të merreni me gjëra mendore.

Hëna në tranzit në shtepinë e katërt

Ah, sa bukur ndihesh në shtëpinë tënde! Sot nëse keni mundësi, do të keni dëshirë të përfitoni nga rehatia dhe ëmbëlsia që ju jep vatra familjare. Aty, ju do të mund të ëndërroni sa të doni në krevatin tuaj, për përmirësimin dhe mirëqenien e familjes, saqë do të zhyteni me nostalgji në kujtimet tuaja apo në albumet e fotografive. Mund të keni dëshirë të pastronit dhe të zbukuroni ambientet e shtëpisë suaj. Përgjithësisht atmosfera do të jetë e këndshme. Ndajeni këtë paqe të brendshme me familjarët tuaj. Ndjeni nevojën për t’u fshehur nga bota e jashtme, kërkoni rehati dhe doni të shlodheni në shtëpinë tuaj. Është momenti i duhur për të reflektuar mbi botën që ju rrethon. Prireni të shfaqni atë që zakonisht fshihnit. E ndjeni veten më posesiv emocionalisht, si me gjërat ashtu edhe me marrëdhëniet personale. Ky pozion i Hënës ju bën të keni frikë të qëndroni vetëm dhe larg të afërmve. Frika se mos humbisni diçka ju bën më të sigurt për të mos e humbur atë.

Alternativë tjetër: Është momenti për të përfituar nga shtepia dhe për t’u marrë me veprimtari shtepiake. Mund t’ia kushtoni kohën familjes, mund të bëheni nostalgjik duke kujtuar të kaluarën, apo thjesht do të jeni pak ëndërrimtar.
Ja disa veprimtari që ju këshillohen: të zbukuroni shtëpinë, të merreni me transaksione të paluajtshme, të çlodheni përmes aktiviteteve të qeta (plazh, peshkim, lexim, qëndisje, vizatim, kuzhinë…) , të luani me fëmijët apo të organizoni një mbledhje apo festë familjare, të rregulloni albumin e fotografive, të sillni ndërmend kujtime (dhurata), të shkruani në ditarin sekret, të shtriheni e të rrini për qejf…një gjumë pas dreke këshillohet gjatë kësaj dite sepse do t’ju bënte shumë mirë.

Hëna në tranzit në shtepinë e pestë

Sot fati është me ju! Asgjë nga jeta e përditshme nuk ju rëndon, jeta sot ju duket e bukur dhe jeni gati t’i shijoni asaj të gjitha kënaqësitë e vogla. Imagjinata juaj ngacmon ndjeshmërinë dhe mund të nisni një aktivitet të ri krijues. Merruni me diçka të bukur, dëgjoni muzikë apo rregulloni diçka në shtëpinë tuaj. Edhe fëmijët do të kenë vëmendjen tuaj. Do të jeni joshës dhe plot sharm dhe dita do të jetë e këndshme. Gjatë kësaj periudhe të këtij tranziti është e vështirë të fshihni ndjenjat që provoni për të tjerët. Duhet të jeni vetvetja. Në marrëdhëniet e dashurisë do të ndjeni emocione shumë më të thella, prandaj lidhjet e dashurisë do të jenë shumë më të forta. Rreziku i vetëm këtu është se mos bëheni shumë posesiv (xheloz) me partnerin tuaj. Raportet me femrat do të jenë përgjithësisht të favorshme gjatë këtij tranziti, edhe nëse jeni femër apo mashkull. Do të jeni tepër dashamirës me ata që doni si edhe me fëmijët. Hëna në këtë pozicion mund të jetë tepër mbrojtëse.

Alternativë tjetër: Është momenti për të qënë krijues apo i dashuruar, të merrni kënaqësi, të argëtoheni, të dilni shëtitje, të luani.
Ja disa veprimtari që ju këshillohen: Të shkoni të shikoni ndonjë ekspozitë, film në kinema apo spektakël, të çlironi anën tuaj artistike, të bëni ndonjë lojë bixhoz (kjo nuk do të thotë fat në lojë, por thjesht keni deshirë të luani), të planifikoni pushimet e ardhshme, të keni momente intime me partnerin, të bëni shëtitje me fëmijët.

Hëna në tranzit në shtepinë e gjashtë

Është një periudhë kontradiktore në këto kohë sepse mendimi kryesor i Hënës ndaj kontakteve personale dhe emotive nuk përputhet më natyrën e shtëpisë së gjashtë dhe është e mundur që ky tranzit të shtypë emocionet tuaja. Nëse reagoni me emocione mund të bëheni tepër kritikë. Mund të pretendoni se gjithçka shkon mirë, por duke lënë të kuptohet se brenda jush nuk është kështu. Mund të bëni që të tjerët të ndihen fajtorë. Ky tranzit është shumë i shpejtë për të treguar një sëmundje, megjithatë do t’ju bëjë të tregoheni të vëmendshëm me shëndetin. Shëndeti juaj mund të përmirësohet dhe ju ndiheni në formë për të punuar. Do të keni mundësi të rregulloni edhe problemet tuaja të vogla, pa hezitim dhe me saktësi. Në këto dy ditë do të merreni me kënaqësi me punë. Puna do të jetë e dobishme sepse do t’i shërbeni asaj me plot imagjinatë. Doni të ndihmoni të tjerët, të ndiheni të dobishëm. Dobishmëria juaj pa të meta mund t’i bëjë njerëzit ziliqarë. Nëse jeni pa punë, ky është një ndër momentet e duhura për ta kërkuar e gjetur atë.

Alternativë tjetër: Është koha të ribëheni serioz dhe realist, të rikuperoni vonesat, të rregulloni, të vini rregull dhe të sistemoni gjërat, të merreni seriozisht em higjienën e jetës suaj, të punoni fort, të shërbeni, të lani borxhet dhe të jeni të arsyeshëm.
Ja disa veprimtari që ju këshillohen: të pastroni me themel, të lani apo të riparoni makinën, të sistemoni dokumentet zyrtare, të hekurosni këmishat, të filloni një dietë, të përfundoni një punë, t’i përkushtoheni detyrave të caktuara, të rregulloni problemet e mundshme hierarkike dhe administrative, mos e zgjatni për nesër atë që mund të bëni tani, të filloni një trajtim (mjekësor) ose një sport.

Hëna në tranzit në shtepinë e shtatë

Nuk do të mërziteni aq shumë sot sepse do të ndjeni nevojën për t’u shoqëruar me të tjerët. Ndjeshmëria juaj shtohet dhe ndryshimet me partnerin tuaj apo me njerëzit që ju rrethojnë bëjnë të lindin emocione ngacmuese. Keni dëshirë për të ndjenjur dhe për t’u bashkuar me të tjerët dhe aftësitë tuaja për mirëkuptim janë të shkëlqyera në shumë fusha. Përfitoni nga kjo për të shprehur atë që keni ndërmend të thoni dhe të merrni iniciativa, ai që ju qëndron pranë do t’ju kuptojë. Në fushën e dashurisë ndoshta nuk do të jenë të nevojshme fjalët saqë çdo gjë mund të shkojë mirë. Ka mundësi që të dëshironi të vini ndjeshmërinë tuaj në shërbim të ndonjë pune humanitare. Është një ditë altruiste me përspektivë. Keni nevojë të bashkëpunoni dhe marrëdhëniet me kolegët janë të mira. Vëmendja është përqendruar më shumë tek marrëdhëniet intime, martesa, raportet antagoniste apo çdo lloj gjëje emotive. Njerëzit që doni, partnerët kanë më shumë rëndësi se zakonisht, sepse ju japin ndjenjën e sigurisë dhe mbështetjes. Por nëse ndiheni keq emocionalisht, ky tranzit ju bën xhelozë dhe posesivë dhe të reagoni në mënyrë jo personale. Konfliktet me të tjerët bëhen më emotive se kurrë dhe do ta keni vështirë t’i shmangni ato, duke rënë në mëshirën e atyre që dinë të përdorin emocionet tuaja. Diskutimet me femrat janë më të gjalla se me meshkujt. Përpiquni të jeni të qartë.

Alternativë tjetër: Një ditë ku përgjithësisht do t’ju kushtoheni të tjerëve, marrëdhënieve sociale, apo partnerit. Një moment I mire gjithashtu për t’u marrë me çështje ligjore, për t’u pajtuar me dike, për të gjetur zgjidhje diplomatike.
Ja disa veprimtari që ju këshillohen: të nënshkruani një kontratë, të bashkëpunoni, të ftoni dikë, të kujtoni njerëz që nuk keni parë prej kohësh, të shuani një grindje, të interesoheni për problemet e të tjerëve, t’ia kushtoni kohën jetës në çift.

Hëna në tranzit në shtepinë e tetë

Emocionet tuaja të përforcuara dhe ndjenjat tuaja të thella gjatë këtyre dy ditëve i japin fuqi jetës suaj të brendshme dhe anës psiqike. Tepër të ndjeshëm, mund të kaloni të qeshura me lot, pa arsye të caktuara. Intuita juaj do të jetë e lartë dhe do të jetë e dobishme për të gjetur përgjigjen e disa pyetjeve që mund t’i bënit vetes. Temat si financat, seksualiteti, e pavetëdijshmja madje dhe jeta e përtejme apo vdekja mund të ngjallin interes për ju ose do të ju prekin gjatë kësaj periudhe të shkurtër. Njerëzit apo situatat e ndryshme do të nxisin emocione të forta tek ju, emocione me të cilat nuk ishit mësuar më parë, ndoshta këto do t’ju bëjnë të dyshoni tek vetja. Mund të provoni efekte të ngjashme me shtëpinë e dytë. Do të merreni me gjërat që ju posedoni apo që keni të përbashkët me të tjerët. Në çdo rast duhet të merrni parasysh që lidhja juaj me gjërat (të mirat materiale) nuk ka një motiv të vërtetë dhe mund t’ju çojë në telashe.

Alternativë tjetër: Një ditë ringjalljeje gjatë secilës do t’i bëni pyetje vetvetes, për t’u qartësuar. Një ditë që mund t’i kushtohet gjithashtu reflektimeve metafizike, soditjeve (zhytjeve në mendime), seksualitetit. Ja disa veprimtari që ju këshillohen: të lutein (të faleni), të meditoni, të shkoni në varreza, të bëni vlerësimin (bilancin) e javës, të merreni me okultizëm, të realizoni gjërat që imagjinoni, të bëni pyejte thelbësore, të ndërroni rrugë (zakonet), të ndaloni duhanin, të reflektoni për ndryshime rrënjësore.

Hëna në tranzit në shtepinë e nëntë

Horizonti ju duket i lirë në këto momente, ju shikoni larg dhe me optimizëm, keni një mendje të gjerë që anon në botën e jashtme. Kufijtë nuk ekzistojnë më dhe ju duket se asgjë nuk ju pengon për të realizuar atë që dëshironi. Edhe ndjenjat dhe mendimet tuaja janë ngjyrosur me optimizëm. Ndjeni nevojën për të medituar dhe ndoshta për të gjetur pyetjet filozofike që i bëni vetes. Ndoshta do t’ju vijë një dëshirë e papritur për t’u nisur larg. Nëse mundësia ju jepet, mos hezitoni! Nëse jo, atëherë kënaquni me udhëtimet imagjinare në të cilat mendoni të niseni sa më shpejt. Sidoqoftë, do të jeni larg ngjarjeve të botës materiale. Në këtë periudhë do të mund të ndjeni një nxitje të fortë për të dalë nga rutina e përditshme dhe të shkoni diku, pa e ditur mirë pse. Studimi në shtëpi apo zhvillimet mendore do të jenë të dobishme në rehatinë familjare. Ky është një moment në të cilin mund të bëni miqësi dhe njohje të reja, me njerëz të huaj apo të ndryshëm nga ju. Jeni të mërzitur nga jeta e zakonshme. Udhëtimet e kësaj periudhe do të jenë fitimprurëse.

Alternativë tjetër: Një ditë që mund t’i kushtohet arratisë, ekskursioneve, udhëtimeve (fizike, mendore, apo shpirtërore). Një kohë e përshtatshme për lëvizje, udhëtime të largëta, për zbulime të reja, për zgjerimin mendor, për ekzotizëm, për njohje me njerëz dhe kultura të huaja. Ja disa veprimtari që ju këshillohen: të niseni në udhëtim, të bëni takime të reja, të flisni për filozofinë apo fenë, të përpiqeni të kuptoni të tjerët dhe të filloni njohuri të reja, të studioni në mënyrë të përgjithshme, të nisni një vepër afatgjatë.

Hëna në tranzit në shtepinë e dhjetë

Gjatë kësaj periudhe do të dalin në dukje punët dhe jeta profesionale, në mënyrë që të vënë në provë aftësitë tuaja. Ky tranzit nxjerr në dritë edhe jetën tuaj personale dhe intime, duke pasur të vështirë të mbroni diçka të fshehtë. Emocionet do t’i shfaqni hapur. Ndoshta do të ziheni në publik me partnerin tuaj apo të keni ngacmime emotive. Do të mund të ndihmoni dikë dhe duke e kthyer marrëdhënien me të jo vetëm profesionale. Në përgjithësi puna në grup ju bën të ndjeshëm. Periudhë e mirë në punët e marrëdhënieve me publikun dhe ato që merren me shitje. Sot gjithçka ju shtyn të ecni përpara në planin social dhe profesional. Do të dini ta vini intuitën dhe ndjeshmërinë tuaj në shërbim të të tjerëve dhe do të jeni në një mendje me ta. Popullariteti juaj do të rritet dhe të tjerët do t’ju vlerësojnë e do t’ju duan më tepër ose do t’ju tregojnë diçka më shumë. Rritje rroge, emërim, ngritje në karrierë, nderim, të gjitha këto janë të mundshme. Të pajisur me një sens të mirë mundësish do të dini t’i kapni shanset që ju ofrohen. Përfitoni nga kjo… mund të jetë dita juaj e lavdisë.

Alternativë tjetër: Një ditë ku jeni të ftuar për të dalë përpara skenës, dhe të gëzoni një popullaritet (mirënjohje) në lidhje me pozitën tuaj. Një ditë ku mund të mblidhni frutat e punës që keni bërë dhe ku do të jeni më ambicioz se zakonisht. Ja disa veprimtari që ju këshillohen: Të rregjistroheni për ndonjë kualifikim (formim profesional), të përfundoni një punë të gjatë, të ripërcaktoni synimet tuaja, të bisedoni për një sipërmarrje të re, të punoni fort.

Hëna në tranzit në shtepinë e njëmbëdhjetë

Si me të afërmit tuaj ashtu edhe me miqtë, sot keni dëshirë më shumë të qëndroni me ta dhe të shkëmbeni mendime sesa të merreni me punët e zakonshme. Ju ndiheni në një mendje me të tjerët dhe komunikimi me ta është më i lehtë dhe i favorizuar. Atmosfera në përgjithësi do të jetë harmonike. Mund të flisni me kënaqësi për gjithçka dhe për ta bërë botën sipas idealeve tuaja. Do të keni dëshirë të merrni pjesë në një grup apo shoqatë që ndan interesat me ju, por kujdes familja mund të ndihet e lënë pas dore! Marrëdhëniet me miqtë do të jenë tepër të rëndësishme në këtë periudhë, nëse ju apo një miku juaj keni diçka për të zbuluar, diçka që ju prek thellë, ky është momenti i duhur për të folur për këtë. Miqtë do të jenë më bujarë, më komunikues dhe do të ju përkrahin nga ana emocionale. Mund të rrezikoni të bëheni shumë posesiv ndaj miqve duke kërkuar të kufizoni lirinë e tyre të veprimit, për shkak ta pasigurisë suaj. Mund të beheni xhelozë kur një miku apo mikja juaj i kushton vëmendje një tjetri, kjo sjellje e mbetur që nga fëmijrëria, mund të zbehë marrëdhëniet tuaja miqësore.

Alternativë tjetër: Një ditë për t’iu kushtuar projekteve (planeve), miqve, ndihmave reciproke, dhe jetës së komunitetit. Kontaktet me të tjerët shkojnë mire, keni deshirë të bashkëpunoni dhe të ndërmerrni nisma të reja, të ndihmoni apo t’ju ndihmojnë.
Ja disa veprimtari që ju këshillohen: të takoni miqtë tuaj, të vendosni plane veprimi, të vendosni t’I bëni gjërat së bashku, të ndërtoni projekte të së ardhmes.

Hëna në tranzit në shtepinë e dymbëdhjetë

Edhe pse të tjerët kanë përshtypjen se ju po u ikni sot, mos nguroni të qëndroni në rehatinë e strehës suaj nëse kjo është dëshira juaj. Keni nevojë për paqe dhe qetësinë e duhur për të menduar rreth problemeve tuaja dhe të përpiqeni të dalloni atë që është reale dhe imagjinare. Është vetmia që do t’ju ndihmojë të gjeni përgjigjet e çështjeve të momentit. Ndoshta do të keni nevojë vetëm për qetësi për t’u thelluar në mendimet tuaja mbi gjërat shpirtërore. Përfitoni nga kjo vetmi frytdhënëse që ju ofrohet për t’u forcuar. Gjatë kësaj periudhe keni prirje t’i fshihni ndjenjat, emocionet tuaja, sidomos nëse ndiheni të pasigurtë brenda jush. Ndjenjat që i fshihni të tjerëve mund të krijojnë probleme emotive. Ky është një moment ku frika dhe sjelljet e pavetëdijshme mund të jenë të rënda. Keni nevojë t’i tregoni emocionet tuaja dikujt tek i cili mund të keni besim. Megjithatë një problem tjetër është se ju e keni të vështirë të krijoni besim tek të tjerët. Gjatë kësaj periudhe raportet me gratë do të jenë të vështira. Është një periudhë e shkëlqyer edhe për disiplinat mistike.

Alternativë tjetër: Një ditë ideale për t’iu kushtuar mbylljes në vetvete, vetmisë, meditimit dhe gjërave shpirtërore. Më konkretisht, kjo ditë mund t’u kushtohet zgjidhjes së problemeve të vështira, marrjes së vendimeve të vështira, përkushtimit të problemeve të rënda shëndetësore, për t’ju përkushtuar bujarisht të tjerëve. Ja disa veprimtari që ju këshillohen: të vizitoni (të takoni) një të sëmurë apo të burgosur, të bëni një kontroll tek mjeku, të pyesni veten për sensin e jetës, të shërbeni pa interes, të merrni një vendim të rëndësishëm pas një reflektimi të gjatë, të shtroheni në spital, të niseni për një udhëtim të gjatë që ju nxjerr nga monotonia …

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.