> Faqja pare > Tranzitet planetare > Tranzitet e Merkurit

Tranzitet e Merkurit

merkur1Tranzitet e Merkurit në aspekt me planetët e lindjes

Kohëzgjatja e tranzitit me planetët e tjerë: 1 ditë e 3 orë
Domethënia e interpretimit: 2/10

Merkuri është një planet i shpejtë dhe tranzitet e tij kanë, në përgjithësi, efekte kalimtare. Vetëm në rastin e lëvizjes retrogradë mund të ketë një domethënie më të theksuar. Kuptimet e tij lidhen me inteligjencën, intuitën, studimet, marrëdhëniet shoqërore, lëvizjet, udhëtimet dhe lajmet.

Meritojnë një interpretim specifik për sa i përket aspekteve të tij me pikat më të ndjeshme të horoskopit. Le t’i shohim pak më nga afër.

Merkur- Ashendent
Aspektet harmonike: kohë e shkëlqyer për të formuar marrëdhënie miqësore. Inteligjencë e gatshme dhe sens biznesi. Aspektet negative: prirje për gënjeshtra dhe për të bërë hile. Inteligjencë e keqpërdorur. Shqetësime.

Merkur- Mesqiellor
Aspektet harmonike: ide të reja dhe qartësi mendore që ndihmojnë në fushën profesionale. Ndihmë në fushën e punës nga ana e personave më të rinj se sa individi në fjalë: vëllezër, miq ose kushërinj. Aspektet negative: thashëtheme që dëmtojnë individin në sektorin e punës. Probleme profesionale.

Merkur- Diell
Aspektet harmonike: përqendrim i mirë mendor, periudhë e favorshme për provimet studimore, për shkrimet, udhëtimet dhe lëvizjet, si edhe në punë, biznese dhe tregëti. Aspektet negative: mungesë e qartësisë mendore, shpërqendrim dhe vështirësi në komunikim. Ndjenjë e dobët e vëzhgimit.

Merkur- Hënë
Aspektet harmonike: periudhë pozitive për jetën e lidhjeve dhe atë sentimentale. Është veçanërisht e stimuluar nga krijimtaria dhe imagjinata. Aspektet negative: pak disponibilitet për biseda, për kominikim në përgjithësi dhe për lexime. Prirje për thashetheme dhe teka.

Merkur- Merkur
Aspektet harmonike: periudhë e favorshme për udhëtime, lëvizje dhe takime. Nxit shkëmbimet tregëtare dhe kthjelltësinë mendore. Aspektet negative: ankth, nervozizëm dhe paqëndrueshmëri emotive. Prirje për të gënjyer.

Merkur- Venus
Aspektet harmonike favorizojnë takimet sentimentale, artin dhe fatin në lojë sidomos nëse këtë e tregon dhe Venusi i lindjes. Aspektet negative: probleme dhe vështirësi në takime të nxehta.

Merkur- Mars
Aspektet harmonike: agresioni kalon përmes filtrit të intelektit dhe arsyes. Nxit aftësitë oratore dhe didaktike. Aspektet negative: agresion verbal, acarim dhe prirje për debate. Mund të tregojë dështimin e mjetit të transportit personal.

Merkur- Jupiter
Aspektet harmonike: optimizëm. Sukses në fushën ekonomike dhe tregëtare si edhe në provimet e shkollës. Lëvizjet e mundshme mund t’i sjellin fitime individit. Aspektet negative: Mundësi për të gabuar në vlerësime dhe zbavitje. Probleme gjatë udhëtimeve dhe lëvizjeve.

Merkur- Saturn
Aspektet harmonike: konktretizim dhe kontroll i aftësive komunikuese. Këto aspekte mundësojnë një marrëveshje të mirë ndërmjet anëtarëve të gjeneratave të ndryshme. Thellësi mendimesh, pjekuri dhe kthjelltësi mendore. Aspektet negative: vështirësi për të komunikuar. Acarimi i tepruar mund të dëmtojë raportet ndërpersonale. Provime studimore që shtyhen për më vonë, lajme pak të këndshme, apo që arrijnë me vonesë. Aspekti “përkrah midis Merkurit dhe Saturnit është i paqartë.

Merkur- Uran
Aspektet harmonike: periudhë e favorshme për të marrë vendime të përshtatshme dhe të shkëlqyeshme. Këto aspekte mundësojnë surpriza të këndshme dhe takime të rastësishme (me fat). Aspekti “përkrah” mund të jetë i rrezikshëm nëse ndodh në një shenjë apo shtepi me tension. Aspektet negative: e shtyjnë personin në një sjellje të çuditshme, në teka dhe në paaftësi për të kontrolluar nervat.

Merkur- Neptun
Aspektet harmonike: favorizojnë krijimtarinë, frymëzimin dhe intuitën në shumë sektorë të ndryshëm. Tranzit veçanërisht pozitiv për artistë, poetë dhe shkrimtarë. Aspekti “përkrah” mund të jetë i rrezikshëm (varet nga shtepia, shenja dhe aspektet) dhe të shkaktojë humbjen e racionalitetit. Aspektet negative: mund të ftohin ëmbëlsinë dhe mund të nxisin në një fantazi të paefektshme. Neuroza, amnezi dhe çrregullime mendore.

Merkur- Pluton
Aspektet harmonike: mbështetur nga elementë të tjerë pozitivë, mund të sigurojnë fitime të konsiderueshme. Thellësi mendimesh, interesa kulturore metafizike apo ezoterike. Aspektet negative mund të nxisin, tek disa persona, tension, ankth. Kontrast midis instiktit dhe arsyes.

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.