> Faqja pare > Tranzitet planetare > Tranzitet e Plutonit

Tranzitet e Plutonit

pluton1
Tranzitet e Plutonit në aspekt me planetët e lindjes

Kohëzgjatja e tranzitit me planetët e tjerë: 105 ditë
Domethënia e interpretimit: 10/10

Tranzitet e Plutonit nuk janë lehtësisht të interpretueshme; efektet e tyre, si ato të planetit Neptun, janë të thella, të ngadalta dhe të vështira për t’u dalluar në fillim. Plutoni duket se, në çdo rast, ka një ndikim me prirje transformuese dhe mund të prekë rrënjët më të thella të jetës sonë.

Pluton-Ashendent
Aspekti “përkrah” është ai më i rëndësishmi sepse e transformon dhe e rigjeneron krejtësisht personin në fjalë. Pasione të mëdha. Në një farë mase, kjo vlen edhe për aspektet harmonike. Aspektet negative mund të shkatërrojnë trazira të vështira për t’u kontrolluar, ose bllokojnë krejtësisht një situatë. Prirje për të shkatërruar vetveten.

Pluton-Mesqiellor
Prek pozicionin social apo profesional. Aspektet pozitive mund të nxisin kthesa të plota në mënyrë pozitive në veprimtaritë e punës së individit dhe ta çojnë atë drejt një prestigji të madh social. Të njëjtën gjë thotë edhe aspekti “përkrah”, nëse mbështetet nga element të tjerë pozitivë. Sukses dhe arritje e një emancipimi të madh. Ndonjëherë tregon martesë të shkëlqyer. Aspektet negative tregojnë rënie shkatërruese e pushtetit. Skandale.

Pluton-Diell
Aspektet harmonike dhe ai “përkrah” nxisin një ndryshim të personalitetit. Në rastin e aspekteve pozitive, individi përmirëson, maturohet dhe përforcohet, por edhe mund të bëhet megaloman. Në rast kur ka aspekte negative, mund të flitet për sëmundje të rënda, probleme seksuale, depresion dhe neurozë.

Pluton-Hënë
Shpirti, fantazia, krijimtaria, pasioni, qoftë tek mashkulli apo femra, preken thellësisht, në rast kur ka aspekte pozitive. Aspekti “përkrah” është i paqartë. Aspektet negative tregojnë çrregullime mendore, probleme me ushqimin dhe rrezik për gjirin femëror. Instikte të vdekjes dhe prirje për shkatërrim dhe vet-shkatërrim.

Pluton-Merkur
Aspektet harmonike shtojnë aftësinë mendore, pra inteligjencën, intuitën dhe racionalitetin. Aspekti “përkrah” sidomos nëse Plutoni është i veçanërisht i përforcuar, mund të rezultojë negativ. Aspektet negative sugjerojnë trauma të thella psiqike dhe çrregullime të sistemit nervor në përgjithësi.

Pluton-Venus
Aspekti “përkrah” mund të tregojë një pasion të madh dashurie, por edhe një difekt që shtohet dhe zvogëlohet në të njëjtën kohë. Kjo vlen edhe për aspektet negative, të cilat, përveç kësaj, tregojnë edhe shqetësime në fushën sentimentale ose probleme seksuale. Rrezik për organet femërore. Aspektet harmonike mund të tregojnë fillimin e një dashurie të madhe, krijimtari dhe erotizëm të kënaqshëm.

Pluton-Mars
Aspektet harmonike mund të zbusin agresivitetin e tepruar: individi mund të arrijë shpesh ta përdorë atë në sport. Duhen pasur frikë aspekti “përkrah” dhe tranzitet e tjera negative: duke pasur parasysh natyrën e të dy planetëve, efektet mund të jenë të dhunshme dhe mund të shkaktojnë prirje shkatërruese dhe vetë-shkatërruese. Tek meshkujt mund të lindin probleme me seksualitetin. Do të silleni si njeri i egër.

Pluton-Jupiter
Aspektet harmonike tregojnë se individi mund të pësojë një rritje (zhvillim) nga të gjitha pikëpamjet, edhe tek shëndeti, qoftë edhe me prirjen për t’u trashur (shëndoshur). Një sukses i madh ose një moment prestigji. Aspekti “përkrah” do të vlerësohet në bazë të elementëve të tjerë të temës. Aspektet negative sugjerojnë një rritje të pakontrolluar dhe të çrregullt (tumor, për shembull). Mburrje dhe ekzagjerime të çdo lloji. Rrezik në mëlçi.

Pluton-Saturn
Nëse të dy planetët janë të vendosur mirë në hartën e lindjes, aspekti “përkrah” mund të rezultojë pozitiv dhe të lehtësojë rëndesën saturniane. Aspektet harmonike kanë të njëjtin efekt dhe mund të tregohen të favorshëm në lidhje me kërkimet apo financat. Fitore përmes një sfide (prove). Aspektet negative dëmtojnë çështjet ekonomike, seksualitetin dhe kërcënojnë kockat. Periudhë e karakterizuar nga një provë e rëndësishme (sfidë e madhe).

Pluton-Uran
Mund të bëhet fjalë për një tranzit shpërthyes: si aspekti “përkrah” ashtu edhe aspektet negative mund të hedhin në erë situata nga më të ndryshme, ashtu siç mund t’i krijojnë individit probleme me nervozmin e tepruar si edhe shqetësime seksuale. Të reja që sjellin lajme dënimesh. Ndërsa, aspektet harmonike tregojnë iniciativa dhe hijeshi (magnetizëm). Një situatë e papritur e bën individin të thyejë inercinë e tij.

Pluton-Neptun
Aspekti “përkrah” mund të paraqitet tepër i fortë dhe të djegë personin në vorbullën e seksualitetit dhe pasionit; të njëjtin rrezik tregojnë edhe aspektet negative, ndër të tjera, mund të bëjnë personin të varet nga alkooli apo edhe droga. Gjëndje depresive. Aspektet pozitive nxisin një gjallëri të fortë dhe krijimtari. Rilindje shpirtërore.

Pluton-Pluton
Është e dukshme që, duke pasur parasysh ngadalësinë e planetit, aspektet e mundshme reduktohen në gjashtëkëndësh, trekëndësh dhe kuadrat. Aspektet harmonike e rizgjojnë planetin në mënyrë pozitive, ndërsa e kundërta do të ndodhë me aspektet negative. Duhet bërë vlerësimi në bazë të temës së lindjes.

 

Tranzitet e Plutonit në aspekt me pikat e shtëpive

Pluton-shtëpia e parë –shikoni Plutonin me Ashendentin

Pluton-shtëpia e dytë
Nëse aspektet janë harmonike tranziti mund të sjellë një ndryshim të madh pozitiv në lidhje me fitimet, pasurinë dhe të ardhurat e individit. Fitore e mundshme në lojë. Në të kundërt, aspektet negative, shkaktojnë humbje parash, shpenzime të detyruara dhe falimentim kapitali. Megjithatë, merret në konsideratë kur Plutoni ndodhet në këtë shtëpi.

Pluton-shtëpia e tretë
Telashe të mundshme që vijnë apo që lidhen me vëllezrit (e motrat), të afërm apo fqinj. Në aspektet negative nuk mund të përjashtohen rreziqet që përfshijnë komunikimin, fjalët, inteligjencën dhe duart. Ndërsa, aspektet pozitive mund të shkaktojnë ndryshime që lidhen me lajmet, udhëtimet dhe zbulimet e rëndësishme për individin në fjalë.

Pluton-shtëpia e katërt
Me aspektet negative është ambienti familjar ai që do të tronditet; raporte të tensionuara me të afërmit apo me prindërit; ose individi gjen forcën të largohet nga shtëpia. Nuk përjashtohen edhe aksidentet (incidentet) në shtëpi. Nëse aspektet përfshijnë edhe shtëpinë e dytë, mund të tregojnë edhe një huamarrës për blerjen e shtëpisë. Në rast aspektesh harmonike mund të flitet edhe për fitime të mëdha lidhur me familjen ose që rrjedhin nga punët e bëra në shtëpi. Blerje e një shtëpie të re.

Pluton-shtëpia e pestë
Rrumujë e madhe në fushën e dashurisë, për mirë ose për keq. Pasion erotik që dëmton personin. Me aspekte negative individi mund ta përjetojë seksualitetin në mënyrë imorale. Rrezik ndaj fëmijëve të mundshëm. Aspektet harmonike nxisin shumë krijimtarinë dhe favorizojnë fitimet e arritura pa shumë përpjekje, për shembull një hobi.

Pluton-shtëpia e gjashtë
Në ambientin e punës apo në jetën e përditshme të individit mund të vijnë trazira në një sens jo domosdoshmërisht negativ. Ndërsa, nëse ka aspekte negative, është e mundur që në të njëjtin sektor individi të përballet me periudha negative. E njëjta gjë mund të thuhet edhe në lidhje me shëndetin. Aspektet harmonike mund të përmirësojnë shëndetin dhe punën.

Pluton-shtëpia e shtatë
Tranziti mund të paralajmërojë fundin e një martese që ekziston tashmë ose një ndryshim në jetën e individit të shkaktuar nga martesa. Kjo domethënie mund t’i referohet edhe mbledhjeve apo shoqatave të punës. Fitore nënjë problem ligjor. Aspektet negative mund të sugjerojnë rreziqe që lidhen me bashkëshortin apo me një ortak (partner).

Pluton-shtëpia e tetë
Tranzit jashtëzakonisht i rrezikshëm në rastin e aspekteve negative. Fushat e prekura mund të dallohen duke llogaritur shenjën dhe elementet në lojë. Në rastin e aspekteve pozitive mund të flitet për një rilindje shpirtërore ose për një pasurim të konsiderueshëm të individit. Trashëgimi ( të ardhura )të rëndësishme ose fitore në ndonjë lojë.

Pluton-shtëpia e nëntë
Një udhëtim i gjatë ndryshon jetën e individit ose një ngjarje e papritur e detyron atë të niset pa pasur deshirë. Mund të tregojë edhe një konvertim fetar ose një ndryshim të idealeve politike; ose një shqetësim i shkaktuar nga diçka që vjen nga larg. Ndryshimet,natyrisht, sjellin lumturi në rastin e aspekteve pozitive.

Pluton-shtëpia e dhjetë – shikoni Plutonin me Mesqiellorin

Pluton-shtëpia e njëmbëdhjetë
Kur ndodh ky tranzit jeta mund të shënohet nga ndryshime të mëdha në lidhje me miqësitë e personit në fjalë. Nuk përjashtohet rasti që një miqësi të kthehet në një pasion përvëlues. Me aspektet negative, natyrisht, ndryshimi nuk do të jetë pozitiv (mund të tregojë prishjen e një miqësie të rëndësishme), ndërsa, përkundrazi, në rastin e aspekteve pozitive. Ngjarje të rëndësishme edhe në fushën e biznesit. Realizim i një projekti madhor, ose njohje me një person të rëndësishëm që mund të ndihmojë shumë individin në fjalë.

Pluton-shtëpia e dymbëdhjetë
Siç e dimë, thuhet se kjo është shtëpia e armiqve. Pra, tranziti i Plutonit, brenda saj, është burim telashesh (problemesh), sëmundjesh dhe fatkeqësish. Individi mund ta shkatërrojë jetën e tij duke u përfshirë në punë të fshehta. Aspektet harmonike sugjerojnë studime dhe kërkime me karakter magjik dhe ezoterik.

Për ta mbyllur, kujtojmë që tre planetët e fundit (Urani, Neptuni dhe Plutoni), që janë më të ngadaltit, nuk prodhojnë thjesht efektet që janë paraqitur më sipër, gjatë periudhës së gjatë të tranzitit mbi ndonjë pikë të veçantë të temës së lindjes. Në fakt mund të shkaktojnë ngjarje të tjera pak a shumë të ngjashme, gjithmonë lidhur me shtëpitë apo shenjat e përfshira në to, por janë edhe krijues të një atmosfere bazë brenda së cilës mund të prodhojnë efekte që lidhen me tranzitet e planetëve të tjerë. Marrim një shembull. Nëse Urani ndodhet tranzit në shtëpinë e katërt të një teme të lindjes dhe shkakton një klimë nervozizmi dhe tensioni në lidhje me familjen e individit dhe ndërkohë, në periudhën (e gjatë) gjatë së cilës ky planet është tranzit në shtëpinë e katërt, Jupiteri, ndodhet tranzit në Gaforre, duke formuar një aspekt pozitiv me me Hënën, efektet e këtij të fundit do ta ndjejnë klimën e tensionuar të shtëpisë së katërt, duke rezultuar kështu më pak pozitive. E njëjta gjë vlen edhe në lidhje me fusha të tjera. Pra, nëse – gjithnjë gjatë tranzitit të Uranit në shtëpinë e katërt – formohet ndonjë aspekt harmonik ndërmjet planetëve të tjerë në lidhje me punën, mund të ndodhë që edhe në këtë rast të ndihet klima e nervozizmit dhe e tensionit e krijuar nga Urani në shtëpinë e katërt dhe efektet e mira në fushën e punës mund të lehtësohen sepse individi është i hutuar me problemet familjare. Nga gjithë ky diskutim, del, edhe një herë, që tranzitet, ashtu si çdo element tjetër i horoskopit, duhen analizuar gjithmonë në kuadrin e përgjithshëm.

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.