> Faqja pare > Tranzitet planetare > Tranzitet e Uranit

Tranzitet e Uranit

uran1
Tranzitet e Uranit në aspekt me planetët e lindjes

Kohëzgjatja e tranzitit me planetët e tjerë: 60 ditë
Domethënia e interpretimit:8/10

Surpriza, spontanitet, shpërthim. Këto janë karakteristikat e tranziteve të Uranit, që shënojnë thuajse gjithmonë ndryshime të papritura në jetën e individit, madje edhe kur ka probleme serioze. Natyrisht, jo gjithça në sensin domosdoshmërisht negate; në të vërtetë, mund të flitet shumë mirë për një rizgjim të një goditjeje të shëndetshme. Kalimet e tij korrespondojnë me fazat më të rëndësishme të jetës së individit dhe vështirë se harrohen.

Falë tranziteve të tij mund të bëhen të mundura ato veprime që zakonisht konsiderohen të pamundura për individin: të largohesh nga shtëpia e prindërve në moshën 40 vjeçare, të vendosësh të vazhdosh studimet e ndërprera në vitet e mëparshme, të braktisësh familjen për një histori të re etj. Tranzitet e Uranit mund të jenë tmerrshme, nëse individi është kundër risive, ose të bukura nëse individi është i gatshëm të ndryshojë krejtësisht jetën e tij.

Uran-Ashendent

Në rastin e aspekteve harmonike, tranziti mund të shkaktojë një ndryshim të madh për mirë në personalitetin e individit, duke përforcuar dhuntitë e tij të vullnetit dhe mprehtësinë mendore. Aspekti “përkrah” ka dy kuptime dhe do të vlerësohet në bazë të vendosjes së planetit në temën e lindjes. Aspektet negative godasin sistemin nervor, atë të qarkullimit të gjakut të zemrës dhe mund të nxisin aksidente dhe incidente.

Uran-Mesqiellor

Në këtë rast tranzitet ndikojnë në profesionin dhe pozicionin social të individit. Aspekti “përkrah” mund të jetë i rrezikshëm, ashtu si edhe aspektet e tjera negative: rënie të befasishme, shkarkime të papritura nga puna ose biznese që zbehen. Luftë për pushtet që në fund rezultojnë të humbura. Ndërprerje e papritur e një situate që kishte emancipuar dhe çliruar personin në fjalë në lidhje me diçka të veçantë. Aspektet pozitive mund të tregojnë ndryshime për mirë dhe perspektiva të shkëlqyera nga një punë e re. Mund të tregojnë edhe një ndryshim të favorshëm të gjendjes sociale.

Uran-Diell

Aspektet negative si dhe aspekti “përkrah” mund të nxisin tension dhe nervozizëm, ndryshime të papritura humori dhe mendimesh. Aksidente. Mund të shkaktojnë ndryshime rrënjësore në jetën e individit, sidomos nëse shoqërohen nga tranzite të tjera negative. Ndërsa, aspektet pozitive tregojnë një sasi të madhe energjie, force konstruktive që i linduri shpreh nga jashtë. Prishje të situatave të bllokuara, magnetizëm personal dhe cilësi autoriteti.

Uran-Hënë
Aspektet negative dhe ai “përkrah” mund të tregojnë sjellje të çuditshme dhe shumë nervozizëm. Ndryshime rrënjësore që lidhen me sferën sentimentale, ose me nënën, motrën, me ndonjë bijë etj. Aspektet harmonike stimulojnë intuitën, krijimtarinë, rinovimin. Zhvillim i mbarë i një situate emocionale aktuale.

Uran-Merkur

Aspektet harmonike janë jashtëzakonisht stimuluese për inteligjencën dhe, pra, favorizojnë profesionet intelektuale, por edhe biznesin dhe tregëtinë. Ndryshime të rëndësishme në komunikim apo në udhëtime. Aspekti “përkrah” është tepër i fortë për të sjellë diçka të mire, tregon nervizizëm ekstrem, aksidente apo probleme me frymëmarrjen. I njëjti interpretim vlen edhe për aspektet e tjera negative.

Uran-Venus

Aspektet harmonike mund të shkaktojnë dashuri me shikim të parë (goditje rrufé), dashuri të papritura dhe pasionante që të trullosin. Me këtë tranzit janë të favorizuara edhe të gjitha aktivitetet artistike. Ndonjëherë mund të tregojë ndarje paqësore për individin ose ndërprerje marrëdhëniesh që zvarriten për inerci. Ndërsa, aspekti “përkrah” dhe aspektet negative mund të prishin një lidhje sentimentale, por në këtë rast kontrolloni vullnetin e individit; mund të shkaktojnë episode homoseksuale, si dhe probleme gjinekologjike.

Uran-Mars

Bëhet fjalë gjithmonë për një tranzit shumë të fortë që, në rast aspektesh negative si dhe atë “përkrah”, mund të shkaktojnë rreziqe për aksidente ose operacione; dhune, sëmundje infamacioni ose dhimbje koke. Nxisin shpesh edhe prishje të papritura marrëdhëniedh dhe ndryshime të befasishme. Aspektet harmonike janë burim dinamizmi dhe force vullneti, sjellin guxim dhe konstruktivitet. Lehtësojnë aktivitetet sportive në përgjithësi.

Uran-Jupiter

Aspektet hamonike përfaqësojnë një çlirim, duke ndjekur një zgjerim të madh në lidhje me shtëpitë përkatëse. I favorizuar do të jetë dhe shëndeti, miqësitë dhe kontaktet në përgjithësi. Këto aspekte japin optimizëm dhe siguri. Aspektet negative dhe ai “përkrah” mund të godasin mëlçinë dhe qarkullimin e gjakut dhe shkaktojnë nervozizëm dhe padurim. Dëme të shkaktuara nga ndryshime të mëdha terreni që, si zakonsht, kanë të bëjnë me sektorët që lidhen me tranzitin.

Uran-Saturn

Ndryshimet e shkaktuara nga ky kalim, në rast aspektesh harmonike, nuk janë tronditëse, por konstruktive dhe të rregullta. Idetë politike, fetare dhe filozofike të individit mund të ndryshojnë në mënyrë pozitive. Aspekt shumë i mirë edhe për bizneset, studimet dhe për kërkimet në përgjithësi. Në rast kur kemi aspektin “përkrah” dhe ato negative, mund të bëhet fjalë për probleme me kockat, fanatizëm, inate, pakënaqësi, mungesë durimi (këmbënguljeje). Tregon edhe fatkeqësi të papritur.

Uran-Uran

Aspekti “përkrah” është shumë i rrallë në jetën e një personi, duke qënë se cikli i planetit Uran është 84 vjet. Aspektet harmonike rizgjojnë në mënyrë pozitive efektet që i atribuohen Uranit të lindjes. Ndërsa aspektet negative tregojnë ndryshime të mëdha që paraqiten çdo 21 vjet (kuadrati 21, opozita 42), shqyrtoni shtëpitë në lojë.

Uran-Neptun

Aspektet pozitive mund të ndikojnë pozitivisht për fushat që lidhen me krijimtarinë dhe progresin shpirtëror. Aftësi të mundshme paranormale mund të stimulohen dhe mund të ketë shpërthime emocionale kontruktive. Aspektet negative prekin, negativisht, fantazinë, mekanizmat e ëndrrës dhe sistemin limfatik. Ky aspekt mund të nxisë tërheqje për “parajsën artificiale”. Në raste të veçanta, rrezikun e psikozës.

Uran-Pluton

Përsa i përket aspektit “përkrah” interpretimi bëhet duke llogaritur shenjën dhe shtëpinë ku janë vendosur planetët. Aspektet harmonike mund të çojnë në transformime të thella shpesh të dhimbshme, por që janë konstruktive për individin. Aspektet negative mund të tregojnë sëmundje, probleme seksuale, apo ngjarje pak a shumë tronditëse në lidhje me pronësinë (pasurinë).

 

Tranzitet e Uranit në aspekt me pikat e shtëpive

Uran-shtëpia e parë – Shiko Uranin me Ashendentin

Uran-shtëpia e dytë

Tronditje të mëdha për sa i përket të ardhurave, pasurisë dhe sektorit ekonomik të personit në fjalë; shpenzime të papritura për motive të dhimbshme, por edhe për vjedhje e plaçkitje. Nëse planeti formon aspekte pozitive, bëhet fjalë për fitime të papritura apo të lidhura me kompani që kërkojnë guxim, gatishmëri dhe vendosmëri; por edhe të ardhura të papritura parash për shpikje apo aktivitete shkencore të bëra nga personi në fjalë.

Uran-shtëpia e tretë

Lajme tronditëse. Tensione dhe mosmarrëveshje me xhaxhallarët, dajat, vëllezrit, motrat, kushërinjtë, kolegët apo fqinjët në përgjithësi. Studime të ndërprera. Nevojë për t’u larguar papritmas për disa probleme. Edhe në këtë rast, sigurisht, tranziti mund të përmirësohet në efektet e tij, nga aspektet harmonike: studime dhe lexime interesante, lëvizje dhe udhëtime zbavitëse, takime të papritura.

Uran-shtëpia e katërt

Ndryshime të papritura familjare ose aksidente (incidente) në shtëpi. Situata familjare jashtëzakonisht e tensionuar; megjithatë, individi mund të gjejë forcën për t’u larguar nga shtëpia prindërore. Në rastin e aspekteve pozitive mund të tregojë “modernitet” në familje, apo liri të madhe veprimi në lidhje me këtë të fundit. Përmirësime të papritura në shtëpi. Blerje apo shitje të pasurive të patundshme.

Uran-shtëpia e pestë

Prishje të papritura të lidhjeve sentimentale, ose grindje dhe tensione me njeriun e zemrës. Raporte të parregullta dhe të gjalla. Surpriza në lojrat e fatit dhe në spekullimet financiare. Rrezik tek fëmijët tuaj të mundshëm. Aspektet harmonike sjellin goditje rrufé (dashuri me shikim të pare), aventura erotike, fitime në lojra dhe favorizojnë zbavitjet në përgjithësi. Lindje fëmijësh ose periudhë e madhe e krijimtarisë artistike.

Uran-shtëpia e gjashtë

Aksidente në punë, telashe dhe probleme në lidhje me profesionin. Ndryshime të papritura në punë ose ndryshime në marrëdhëniet me kolegët dhe eprorët e ambientit të punës. Tranziti luan rol edhe tek shëndeti me ngjarje të papritura: shqyrtoni shenjën dhe shtëpinë që përfshihet në të. Përsa i përket aspekteve pozitive, bëhet fjalë për shpërthime entuziazmi, inteligjence dhe krijmtarie në çështjet e punës. Energji fizike dhe mendore. Terapi të reja me të cilat arrihet të mposhtet një problem i vjetër shëndetësor.

Uran-shtëpia e shtatë

Ka shumë rrezik që të prishen marrëdhëniet martesore ose ndonjë lidhje sentimentale e gjatë. Ky tranzit vë në provë martesat dhe bashkëjetesat; ndërsa për ata që janë të moshuar mund të tregojë vdekjen e bashkëshortit/es. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për kontratat dhe lidhjet raportet me biznesin. Dështim i një proçesi apo i një negociate. Prishje e një partneriteti (ortakërie). Ndërsa, me aspekte pozitive mund të tregojë propozime të papritura dhe të dobishme nga shoqatat, martesë e papritur, ndryshime të rëndësishme bashkëshortore.

Uran-shtëpia e tetë

Një tranzit i rrezikshëm. Aksidente të rënda që mund të kërcënojnë jetën; vështirësi në sektorin financiar dhe në fushën seksuale. Çështje të rëndësishme trashëgimie (pasurie, pronësie). Ndërsa, aspektet harmonike mund të sjellin surpriza të këndshme që përmendëm më lart: trashëgimi, fitime të papritura, erotizëm. Shpërthime të papritura në fushën ezoterike.

Uran-shtëpia e nëntë

Në këtë rast rreziku qëndron tek udhëtimet e gjata, jashtë shtetit dhe tek çdo gjë që ndodhet larg; është e nevojshme largimi nga vendet e tilla, marrëdhënie të tensionuara me të huaj, por dhe ndryshim i dhimbshem I idealeve dhe mendimeve. Aspektet pozitive përfaqësojnë udhëtime interesante, miqësi të reja dhe takime emocionuese. Nisje e studimeve të larta ose kurse specializimi jashtë shtetit. Provime dhe konkurse që përfundojnë me sukses.

Uran-shtëpia e dhjetë – shikoni Uranin me Mesqiellorin

Uran-shtëpia e njëmbëdhjetë

Probleme serioze që shkaktohen nga miq që sillen në mënyrë të çuditshme, ose prishje miqësie. Projekte dhe kontrata që mbartin rrezik të tepruar ose që të fundosin papritmas. Aspektet harmonike tregojnë shpërthime të menjëhershme simpatie, marrëdhënie të shkëlqyera me grupet kolektive, projekte të guximshme dhe të zgjuara.

Uran-shtëpia e dymbëdhjetë
Aksidente. Armiqësi të forta nga individë apo grupe. Kundërshtime. Sëmundje që lidhen me shenjën që prek tranziti. Marrëdhënie sentimentale të rrezikshme ose të fshehta. Këto ndikime negative, në një farë mase, mund të zbuten nga aspekte harmonike në lidhje me të cilat mund të bëhet fjalë për kërkime shkencore, shpirtërore, sekrete apo që lidhen me fushën okulte. Mundësi për t’u bërë anëtarë të shoqërive sekrete.

Tags:

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.