> Faqja pare > Tranzitet planetare > Tranzitet e Venusit

Tranzitet e Venusit

venus1Tranzitet e Venusit në aspekt me planetët e lindjes

Kohëzgjatja tipike e tranzitit me planetët e tjerë: 1 ditë e 16 orë
Domethënia e interpretimit: 3/10

Edhe tranzitet e Venusit janë më tepër të shpejta, përveç rasteve retrograde. Ato ndikojnë, sidomos, në jetën sentimentale, kohën e lire dhe kënaqësinë, jetën sociale dhe aftësitë dhe veprimtaritë artistike. Kalimet e Venusit në pika të ndjeshme të horoskopit të lindjes, shoqëruar nga tranzite të tjera të rëndësishme, rrisin edhe mundësinë e fatit.

Venus- Ashendent
Aspektet harmonike: rikthejnë humorin e mirë, e bëjnë individin më miqësor dhe dashamirës me të tjerët. Këto tranzite stimulojnë krijimtarinë dhe aktivitetet artistike dhe sjellin shpërblime emocionale. Aspektet e kundërta: mund të nxisin keqardhje dhe nostalgji. Megjithatë, shqetësojnë jetën sentimentale.

Venus- Mesqiellor
Aspektet harmonike: favorizojnë aktivitetet profesionale dhe marrëdhëniet shoqërore në përgjithësi. Nën kushte të mira, në veçanti, aktivitetet artistike dhe venusiane (estetika dhe moda). Aspektet negative nxisin rënie të vogla prestigji dhe mund të shkaktojnë thashëtheme të pakëndshme në ambientin e punës.

Venus- Diell
Aspektet harmonike: favorizojnë jetën sentimentale dhe atë të marrëdhënieve (lidhjeve), por mund të nxisin edhe avantazhe ekonomike. Aspektet negative: tregojnë vështirësi sentimentale dhe shpenzime të mundshme për pamjen e jashtme.

Venus- Hënë
Aspektet harmonike: janë shumë të favorshme për nisjen e lidhjeve sentimentale dhe shoqërore. Tek meshkujt mund të tregojnë shumë kënaqësi nga ana e figurave femërore. Aspektet negative thonë: zhgënjim në dashuri dhe paqëndrueshmëri sentimentale.

Venus- Merkur
Aspektet harmonike: shtojnë forcën emocionale. Në disa raste, fitore të mundshme në lojë. Telefonata apo lajme të mira sentimentale (emocionale). Aspektet negative: zbavitje sentimentale që të largojnë mendjen nga puna apo studimet. Shpenzime të tepërta.

Venus- Venus
Aspektet harmonike: janë relaksuese dhe rrisin mirëqënien dhe lumturinë. Sukses në dashuri dhe fat në përgjithësi. Aspekti “përkrah” përforëcon domethënien e Venusit të lindjes. Aspektet negative: është e qartë se kanë kuptim të kundërt.

Venus- Mars
Aspektet harmonike: mundësojnë marrëdhënie të mira me seksin e kundërt. Aspekti “përkrah” nxit pasionin. Aspektet negative: shkaktojnë vështirësi në fushën e dashurisë, sidomos tek meshkujt. Agresivitet ndaj partnerit, por në ndonjë rast shton edhe pasionin fizik.

Venus- Jupiter
Aspektet harmonike: janë, përgjithësisht, jashtëzakonsisht të favorshme. Sukses në fushën ekonomike dhe raste të mira takimi. Aspektet negative: rrezik teprimi në çdo fushë.

Venus- Saturn
Aspektet harmonike: ka mundësi që ndonjë rrethanë e rastësishme të zgjidhë problemet tuaja. Mundësi për të konsoliduar ndonjë raport sentimental. Pjekuri. Aspektet negative: tregojnë mungesë vëmendje, pengesa dhe atmosphere jo shumë të këndshme. Aspekti “përkrah”: duhet të analizohet sipas shenjes dhe shtëpisë ku ndodh.

Venus- Uran
Për sa i përket aspektit “përkrah” duhet marrë në konsideratë shenja, shtëpia dhe aspektet e tjera të mundshme. Aspektet pozitive: zbusin nervozizmin dhe e bëjnë personin më të përzemërt dhe të përshtatshëm. Aspektet e kundërta rrisin tensionin dhe mund të pakësojnë forcën vullnetare.

Venus- Neptun
Aspektet harmonike: shtojnë butësinë, ndjeshmërinë dhe romantizmin. Fantazi në dashuri dhe interesa artisktike. Aspektet negative: shqetësime, zhgënjime ose xhelozi në lidhjet sentimentale. Aspekti “përkrah” mund të nxisë iluzione, mashtrime dhe depression.

Venus- Pluton
Aspekti “përkrah”, nëse e thonë edhe shenja apo shtëpia, mund të shkaktojë teprime seksuale dhe pasionante në përgjithësi. Aspektet harmonike: tregojnë kënaqësi erotike, por edhe aftësi artistike dhe krijuese. Pasion në dashuri. Aspektet negative mund të tregojnë probleme që lidhen me organet gjenitale, por në përgjithësi, nxisin pengesa në jetën e dashurisë.

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.