> Faqja pare > Astro-biologji > Ushqimi dhe shija e akulloreve sipas shenjave

Ushqimi dhe shija e akulloreve sipas shenjave

ÇFARË USHQIMI PREFEROJNË SHENJAT

ecliptic2

Dashi

Te lindurit ne shenjen e Dashit jane ngrenes te medhenj, duke pasur tendencen te privilegjojne me shume sasine se sa cilesine.
I pelqejne pjatat e medha, por preferojne sherbimin e shpejte, ata i urrejne pritjet e gjata dhe kohen e vdekur duke pritur per porosine.
Dashet zakonisht hane shume shpejt. Proteinat jane shume te rendesishme ne ushqimin e tyre dhe per kete preferojne mishin, ndoshta me ndonje salce te shijshme.

Disa keshilla:
Mundohuni te hani edhe mishin e bardhe apo te alternoni me perime.
Ndaloni se piri duhan ose limitoni ne menyre drastike konsumin e cigareve.
Shtoni konsumimin e fosfatit te potasiumit qe eshte kripa qelizore e shenjes tuaj (e permbajtur ne spinaq, karota, molle, limon) qe te mund te luftoni dhimbjen e kokes dhe lodhjen.

Demi
Te lindurit ne shenjen e Demit jane te karakterizuar nga nje menyre e te berit te gjerave me ngadale, me nje tendence per te shijuar gjithcka.
Shenjes se Demit i eshte asociuar goja dhe prandaj te lindurit e kesaj shenje preferojne ushqimin e mire, tavolinen e bukur. Kane shije te rafinuar dhe kujdesen shume per anen estetike te pjatave.
Preferojne cilesine perpara sasise dhe preferojne nje garniture te pjatave shume te kujdesur. Edhe menyra se si eshte shtruar tavolina apo si eshte mobiluar ambjenti jane elemente te rendesishem per nje dreke apo nje darke perfekte.
Shpesh pjesa e tyre e preferuar eshte embelsira qe duhet te jete perfekte. Por jo per kete heqin dore nga linjat e tyre.
Disa keshilla
Limitoni konsumin e embelsirave.
Shtoni ne dieten tuaj sulfatin e sodiumit, kripen tuaj minerale (spinaq, kunguj, lakra), per te rregulluar hidratimin.
Shtoni konsumimin e jodit (qe permbahet ne peshk dhe ne frutat e detit)

Binjakët
Te lindurit ne shenjen e Binjakeve duan te eksperimentojne dhe te ndryshojne dieten e tyre, nuk kundershtojne provimin e kuzhinave ekzotike apo te provojne gjera te reja.
Ata jane shume te kujdesshem me linjen e tyre e prandaj limitojne konsumin e yndyrnave.
Preferojne ushqime te lehta, te rafinuara dhe kreative dhe nuk preferojne ngopjen.
Disa keshilla
Mos harroni te merrni mjaftueshem proteina, mish pa yndyre, peshk, veze dhe djathe jane idealet.
Shtoni dozat e kalciumit per te perforcuar strukturen e kockave qe nuk eshte gjithmone e forte.
Merrni ushqime qe permbajne klorur potasiumi (karota, bizele, pjeshke, kajsi, ananas)

Gaforrja
Gaforrja preferon zakonisht nje kuzhine te thjeshte, me ushqime te thjeshta, jo shume te perpunuara.
Ata deshirojne te hane ne shoqeri, nuk jane shume ezigjente dhe shpesh preferojne te gatuajne ata vete, duke qene se jane kuzhuniere shume te mire.
Nder ushqimet e preferuara jane makaronat, akullorja, dhe embelsira.
Disa keshilla
Shtoni konsumimin e peshkut per te shtuar ne organizem dozat e jodit te nevojshme.
Konsumoni me shume perime dhe mbi te gjitha me shume fruta, alimente thelbesore per nje diete korrekte.
Merrni florur kalciumi per te forcuar strukturen e kockave dhe dhembet.

Luani
Te lindurit ne shenjen e Luanit preferojne t’i lejojne vetes ushqime te shtrenjta dhe te rafinuara.
Kane deshire te perkedhelen me pjata te personalizuara per te kenaqur edhe egon e tyre.
Ndihen rehat te ulur ne krye te tavolines, duke u kenaqur me miqte, qe jane te nevojshem neper darkat e tyre.
Shpesh preferojne te kripuren dhe jo te emblen.
Disa keshilla
Limitoni yndyrnat dhe sheqernat dhe orjentohuni drejt nje ushqimi te thjeshte.
Shtoni dozat e marrjes se vitaminave C qe kane agrumet, domatet, luleshtrydhet.
Limitoni konsumin e pijeve alkolike.
Shtoni konsumin e fosfatit te magnezit, kripa juaj minerale.

Virgjeresha
Te lindurit ne shenjen e Virgjereshes duan kuzhinen praktike dhe tradicionale.
Nuk i duan eksperimentimet dhe recetat e perpunuara dhe preferojne nje ushqim qe e njohin dhe e vleresojne. Nuk i pelqejne ushqimet pikante dhe preferojne ushqimet e lehta qe treten kollaj.
Kuzhina e tyre njihet lehte per pastertine dhe sterilizimin e cdo gjeje aty.
Mund te pelqejne te bejne konserva receli apo te tjerash.
Disa keshilla
Merrni me shume fruta dhe perime, si edhe ushqime te keshillueshme per zorren qe eshte pika juaj e dobet.
Evitoni ushqimet e renda dhe pak te tretshme, sidomos ne mbremje. Mundohuni te hani me qetesi, duke e pertypur mire ushqimin.
Shtoni konsumimin e sulfatit te potasiumit, kripa juaj minerale qe ndodhet ne djathe, miell integral, bajame, cikore.

Peshorja
Te lindurit ne shenjen e Peshores dine te adaptohen pa problem me shumicen e llojeve te ushqimeve e kuzhinave.
Por e vleresojne shume nje tavoline te shtruar me rregull dhe rregullsi ne pjatat e sjella, duke mos pelqyer pritjet e gjata.
Preferojne te alternojne receta tradicionale me pjata tipike te kuzhinave atnike dhe ekzotike.
Disa keshilla
Evitoni embelsirat dhe salcat shume te renda.
Konsumoni me shume minerale.
Shtoni konsumin e fosfatit te sodiumit (gjendet ne karota, luleshtrydhe, pjeshke, rrush, miser).

Akrepi
Te lindurit ne shenjen e Akrepit preferojne zakonisht te nisin dreka dhe darka me nje antipaste te lehte.
E vleresojne peshkun dhe mbi te gjitha frutat e detit.
Nuk u pelqen qe te mos munden te zgjedhin te gjitha pjatat edhe nje pjate e vetme e servirur ne menyren e gabuar, mund tu prishe gjithe humorin.
Disa keshilla
Fusni ne dieten tuaj edhe peshkun e frutat.
Evitoni ushqimet e mbushura me yndyrna.
Shtoni konsumin e sulfatit te kalciumit (gjendet ne rrush, kumbulla, fiq, mustarde, qepe).

Shigjetari
Te lindurit ne shenjen e Shigjetarit nuk jane shume kerkues ne tavoline por u pelqen te kene nje varietet ne pjata.
Do te ishte e preferuar nje pjate e pare i perpunuar dhe i shijshem, i ndjekur nga nje pjate e dyte me e thjeshte.
Nje desert kompleton gjithcka.
Kuzhina tradicionale, me disavariacione, eshte shume e vleresuar.
Disa keshilla
Evitoni ushqimet shume pikante
Merrni sa me shume silic (gjendet tek luleshtrydhet, fiqte, qershite, dhe kumbullat) per te forcuar thonjte, floket.
Shtoni konsumin e vitamines B.

Bricjapi
Te lindurit ne shenjen e Bricjapit mund te jene ose hames te medhenj, ose te tjere totalisht te dizinteresuar ndaj ushqimit.
Pergjithesisht jane pelqyes te ushqimit dhe vererave te shtrenjta.
Pjatat duhet te sherbehen mire dhe te sherbehen ne nje tavoline te rregulluar shume bukur.
Pasioni i tyre eshte cokollata, sidomos cokollata e zeze.
Disa keshilla
Merrni vitaminat e grupeve A,C,E,D sepse kurojne artritin dhe frakturat e kockave.
Merrni kripen tuaj qelizore, fosfatin e kalciumit (qe gjendet ne bizele, spinaq, luleshtrydhe).

Ujori
Te lindurit ne shenjen e Ujorit pelqejne pjatat e bollshme dhe ngopese por jane shume te kujdesshem dhe evitojne disa lloj ushqimesh ndaj te cileve jane intolerante.
Prandaj eshte mire te informoheni perpara se t’i ftoni.
Aplikojne fantazine e tyre dhe te qenit jo konvencionale edhe ne tavoline prandaj eshte e mundur qe te shtrojne tavolinen me nje prekje origjinaliteti.
Gjate te ushqyerit preferojne te jene ne shoqeri te mire, pra te flasin dhe te shkembejne batuta.
Disa keshilla
Merrni vitaminen C, qe kuron hemoragjine nga dobesia e kapilareve.
Hani shume fruta te fresketa, sidmos agrume.
Shtoni konsumin e klorurit te sodiumit, kripa juaj qelizore (e gjendur te spinaqi, karotat, mollet, lakrat) per te kontrolluar nivelet e lengjeve ne trup.

Peshqit
Te lindurit ne shenjen e Peshqve jane hames te pakorrigjeshem, ushqime te bollshme ne te gjitha oret e dites.
Pelqejne ushqimet e buta dhe te embla, pa lene pasdore edhe marrjen e karbohidrateve.
Vleresojne restorantet me nje raport te mire cilesie dhe çmimi.
Disa keshilla
Ulni konsumimin e sheqernave.
Shtoni konsumimin e fosfatit te hekurit (eshte present tek sallata jeshile, luleshtrydhet, bajamet, spinaqi, rrushi).
Konsumoni jod organik qe gjendet tek peshku dhe tek frutat e detit per te mbajtur lekuren te bute dhe te hidratuar.

 

AKULLORET E PREFERUARAakulloret

<Shijet e akullores sipas shenjave të horoskopit>

Dashi – luleshtrydhe

Dashi është një shenjë shumë aktive dhe dinamike, që pothuajse nuk ka kohë për t’u ushqyer. Për këtë fakt, kur ha, preferon diçka që i jep energji. Shija ideale për të është luleshtrydhja, e cila bashkon shijen e ëmbël me cilësinë e mirë të kësaj frute.

Demi – çokollatë

Demi është një shenjë e cila dëshiron të hajë mirë, akoma më shumë nëse bëhet fjalë për pjata tradicionale. Dëshiron t’i shijojë ushqimet me qetësi, duke ngrënë çdo gjë me ngadalë. Shija e tij ideale për sa i përket akullores është çokollata. Nuk do të lodhej kurrë së ngrëni të tillë shije akulloreje.

Binjakët – fruta ekzotike

Binjakët, më shumë sesa sasinë duan cilësinë dhe prakticitetin. Ata e kanë humorin të lëkundshëm dhe ndryshojnë vazhdimisht ide, ndërsa duan të ndihen vazhdimisht stimulues. Shijet ideale për ta janë ato të pazakonshmet dhe të reja, si për shembull; frutat ekzotike. E rëndësishme për ta është të guxojnë madje edhe në zgjedhjet kulinare.

Gaforrja – tiramisu

Gaforrja është një shenjë e ëmbël dhe romantike, aq shumë e vërtetë është kjo sa dëshiron t’i bëjë njerëzit e dashur të lumtur edhe në kuzhinë, duke përgatitur personalisht recetat e tij. Shija e tij ideale? Tiramisu.

Luani – fruta pylli

Duke qenë se nuk ekziston një akullore me copa floriri apo diamanti, në zgjedhjen e shijes luani preferon diçka të shijshme, por të pazakontë si për shembull; fruta pylli. Edhe në këtë çështje, ai dëshiron të demonstrojë të njëjtin personalitet të fortë.

Virgjëresha – akullore me qumësht

Virgjëresha është një shenjë shumë racionale, e cila nuk dëshiron të eksperimentojë shije të reja. Preferon të zgjedhë diçka tradicionale ose të thjeshtë. Akullorja që bën për personat që i përkasin shenjës së virgjëreshës, është ajo me qumësht: është freskuese, e shijshme, e shëndetshme dhe e thjeshtë.

Peshorja – krem katalanj

Peshorja adhuron elegancën edhe në tavolinë. E do ushqimin e mirë, atë të rafinuarin dhe të kushtueshmin. Edhe në zgjedhjen e akullores, kjo shenjë ka të njëjtën preferencë: idealja për të është akullorja me krem katalanj (ëmbëlsirë e ngjashme me pudingun), një shije e cila duket e thjeshtë, por në të vërtetë fsheh një shije, e cila të mbetet në gojë për një kohë të gjatë.

Akrepi – krem karamel

Akrepi është një shenjë shumë komplekse, tërheqëse dhe pasionante dhe këto i tregon edhe në zgjedhjen e ushqimeve. I do shumë pjatat e sofistikuara, të mirëpërpunuara dhe me yndyrë. Akullorja ideale për të? Ajo me krem karamel, një shije e paharrueshme.

Shigjetari – fruta pasioni

Shigjetari është një shenjë aventureske dhe komunikative. Jeton praktikisht me valixhe në dorë dhe është gati për çfarëdolloj ndryshimi. Akullorja ideale për të është ajo me fruta pasioni, ose si alternativë ndonjë shije tipike e vendit ku ndodhet. Është një shenjë, e cila dëshiron të jetë në koherencë të gjërave dhe të njohë kultura të ndryshme.

Bricjapi – straçatelë

Bricjapi është i ekuilibruar dhe i qëndrueshëm, veçanërisht nuk është i babëzitur, preferon të çojë përpara të gjitha punët e veta, përpara se të ulet në tryezë. Në zgjedhjen e akullores, spikat shija italiane: straçatela është shija perfekte për personalitetin e tyre; e thjeshtë në dukje, por që fsheh një shije të thellë.

Ujori – kafe

Ujori është një shenjë e pavarur, e cila adhuron të qëndrojë në shoqëri dhe të përjetojë eksperienca të reja. Nuk qëndron asnjëherë në një vend dhe shija e tij ideale është kafeja: ajo e mban zgjuar dhe i jep karikimin e duhur për të përballuar çdo aventurë të pabesueshme që mund t’i ndodhë në jetë.

Peshqit – fëstëk (fistiq)

Peshqit e duan ushqimin, por janë gjithnjë me humor të vazhdueshëm dhe për pasojë e ndryshojnë në vazhdimësi akulloren e tyre të preferuar. Pavarësisht kësaj, shija ideale për to është fëstëku që ka atë shije të pazakontë, të kripur dhe të ëmbël, tamam si karakteri i tyre.

 

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.