> Faqja pare > Lidhur me shenjat > Veset e shenjave

Veset e shenjave

Pas çfarë vesesh mund të jepet secili prej nesh kur është i merzitur?

(flasim për njerëz që shijojnë një jetë moderne dhe jo fetare e tradicionale me rregulla ekstreme)

pija

  • Dashi ka një zakon për t’u dhënë pas duhanit dhe alkoolit kur është i merzitur. Kjo është një shenjë kokëfortë, dhe është pothuajse e pamundur për t’i bindur që ta lënë këtë ves sapo ta kenë marrë atë.

Demi është një qënie sensuale, por zhgënjimi në dashuri mund ta bëjë atë të marrë veset e alkolit dhe duhanit.

Binjakët janë shenjë me humor të ndryshueshëm, dhe gjendja e tyre shpirtërore ushqen një nxitje për seksin, adrenalinën dhe një pasion për cigaret. Kanë shumë mundësi të jepen pas seksit më shumë se shenjat e tjera.

Gaforrja priret të stresohet për pamjen e trupit dhe lufton pasiguritë duke pirë duhan për të qëndruar e dobët. Kur shqetësimi për pamjen e saj e çon në trishtim, ajo nis alkolin dhe fillon të marrë ilaçe.

Luani merr pjesë pothujse në çdo ves, ngaqë kanë shumë besim në vetvete. Mos u habizni tek i shikoni duke luajtur bixhoz, duke pirë, duke gjuajtur për seks dhe duke përdorur drogë, të gjitha njëkohësisht.

Virgjëresha janë të dhënë pas punës dhe janë zakonisht të zënë më shumë se çdo shenjë tjetër. Veset e tyre më të mëdha (përeçse të fiksuar pas punës) janë pija dhe duhani për t’u qetësuar.

Peshoret janë idealistët më të spikatur, por kur janë keq, u drejtohen ilaçeve (drogave) qetësuese më shumë se të tjerët.

Akrepi janë më të prirur të jepen pas seksit dhe të varen pas pornografisë më shumë se shenjat e tjera.

Shigjetari njihet si person i paqetë dhe endacak dhe e mbush nevojën e tij për aktivitet me seks të shthurur, alkol dhe cigare për të gjetur lumturi. Ai e bën këtë pa u shqetësuar shumë, sepse beson se ka fuqi për ta shëruar veten në fund.

Bricjapi janë më të organizuar dhe kanë më pak mundësi për të marrë vese të tilla se shenjat e tjera. Sidoqoftë, kur janë të tensionuar Bricjapët kanë prirje të hanë në mënyrë të çrregullt për shkak të fiksimit të pamjes fizike për të mbetur të dobët.

Ujori është aventurier dhe eksperimentues. Kanë më shumë mundësi të bien nën recetat e ilaçeve (drogave) qetësuese sesa disa të tjerë.

Peshqit pinë zakonisht për të mundur stresin dhe për t’i bërë ballë një romance të dështuar. Është një mekanizëm rezistence për një shenje të ndjeshme, por kjo mund t’i çojë në një varësi që rrjedh nga depresioni.

Tags: , , ,

  • Twitter
  • Facebook

Komentet jane te mbyllura.