> Faqja pare > Tipat e meshkujve > Zbuloni tipin e mashkullit qe ju pelqen

Zbuloni tipin e mashkullit qe ju pelqen

SI T’I FITOSH ZEMREN PARTNERIT

Miniguide per te gjetur tipin tend ideal dhe per ta bere ate te marroset pas teje.

Ne fund, pasi te lexoni gjithe tipat e djemve, keni nje test psikologjik per te zbuluar se cili nga dhjete tipat terhiqet pas jush.

 

  1. TIPI INTELEKTUALintelektuali

Ç’tip eshte?

Zakonisht eshte i dobet, i gjate dhe disi i kerrusur meqe lexon shume. Shpesh eshte me syze dhe floket i ka me gjatesi mesatare. Vesh ç’gjen perpara, s’e çan koken per veshjen. Duart i ka delikate dhe kujdeset per to ndersa floket s’i lan me shume se 2 here ne jave.

Si shkon ne shkolle?

E kote ta thuash: eshte gjithnje i pari i klases. Jo sepse studion shume por sepse eshte i kujdesshem gjate shpjegimit sepse do t’i kape profesoret ne gabim. Nderkohe, degjon dhe memorizon. Nuk ua tregon detyrat shokeve edhe sikur t’i drejtojne ne koke pistoleten.

Ç’mendojne profesoret per te?

Profesoret nuk e adhurojne, por e kane frike dhe keshtu i japin gjithnje notat me ta larta. Keshtu i rrisin atij famen si gjeni.

Si eshte me prinderit?

Me prindrit eshte i bindur se ata i japin te drejte. Kur ata kundershtojne idete e tij behet si i terbuar dhe s’kthen kurre mendje.

Cilat vajza i pelqejne?

Sigurisht qe i pelqejne vajzat me taban, ato qe lexojne gazeta, qe marrin vesh nga arti, muzika dhe qe jane ne gjendje te degjojne me ore te tera pa rene ne koma analizat e tij sociologjike, politike e kulturore.

Ku mund ta gjesh

Do ta gjesh shpesh ne konferenca, debate dhe mbi te gjitha ne biblioteke.

10 TAKTIKAT PER T’I FITUAR ZEMREN KETIJ TIPI

  1. Beji shume pyetje te shkrurtra dhe degjo me durim dhe perqendrim pergjigjet e tij te gjata.
  2. Kur e takon eshte mire te kesh me vete dy gazeta te dites dhe pyete ç’opinion ka per shume fakte te kronikes dhe politikes.
  3. Zgjidh nje luk qe luan me kontrastet p.sh xhinse dhe bluze transparente ose minifund shume te shkurter dhe bluze qe s’le te duket asgje nga gjoksi dhe qafa.
  4. Per te pershkruar fakte dhe njerez perdor sa me shume ironi dhe perdor terma sa me te zgjedhura.
  5. Tregohu e interesuar per ngjarjet nderkombetare dhe kerko ndihmen e tij per t’i zberthyer ato.
  6. Thuaji gjithnje “s’mund te dal se kam shume per te studiuar”, por nese insiston dakort.
  7. Duhet ta bindesh qe ti preferon me mire librin sesa televizorin.
  8. Inkurajoje ta beje ai hapin e pare, duke i prekur doren gjoja rasterisht.
  9. Kur e takon rasterisht, befasoje duke i dhene nje puthje sensuale ne faqe.
  10. Kur i flet, foli me ze te ulet, pa bere gjeste dhe mos qesh si budallaqe.

 

Ai eshte tipi yt nese… ti di me mire historine romake sesa yjet e TV.

Keshilla magjike

Fut ne çanten tende te doren nje dege rozmarine qe e ke pagezuar me emrin tend. Çdo dite merre ate ne dore, vere tek zemra dhe fryji duke thene: “Ere moj ere, larg ti shko, dhe me sill ketu ate qe zemra ime do”.

Dergoji mesazh me celular si:

“Ne kinema jepet nje film shume interesant. A do shkojme ta shohim bashke?” ose “Meqe je kaq i zoti, a vjen te studjojme bashke? Do te ishte bukur”.

Çfare s’duhet te besh?

  • Mos i thuaj kurre qe te pelqen shume te vallezosh.
  • Mos pertyp çamçakiz në prani te tij.
  • Mos i kerko te beni pazar bashke.
  • Mos i thuaj kurre qe s’me pelqen te studiosh.
  • Mos i thuaj kurre qe je dobet ne histori apo ke alergji per gjuhen.

 

 

  1. TIPI ARROGANTarroganti

 

Ç’tip eshte?

Eshte tip klasik qe mendon se eshte shume i pashem dhe se vazjat çmenden pas tij. Por kjo s’i ecen gjate. Nuk eshte i bukur por, meqe e quan veten bukurosh, sillet si i tille. Ne shoqeri be ne sy menjehere, flet me ze te larte, i hedh flokeve disa kile xhel dhe e mban kemishen te zberthyer edhe kur temperature eshte 10 grade c. hiqet si garip dhe do te shquhet jo vetem per force fizike por edhe si simpatik dhe inteligjent. Kerkon gjithnje me çdo kusht te terheqe vemendjen. Flet shume, eshte agresiv dhe ne bisede dhe s’ka piken e etikes, flet shpesh dhe me banalitete.

Si shkon ne shkolle?

Ne shkolle shkon shume keq dhe thote se kete e ben sepse do t’u nxije jeten profesoreve. Ne fakt, po te doje, mund te dale i pari i klases por nuk do vet. Eshte aq mendjemadh dhe arrogant sa nuk e ul “hunden’ te marre te lexoje nje liber apo te degjoje nje leksion.

Ç’mendojne profesoret per te?

Profesoret e urrejne kryesisht sepse kur vjen i papergatitur kundershton me çdo menyre duke thene se ka mesuar dhe i di te gjitha.

Si eshte me prinderit?

Ne familje eshte nje gare arrogance se, me sa duket, ai prinderve u ka ngjare. Prinderit jane krenar per te por s’e kuptojne qe ai eshte kot fare. Ne kete menyre, i ushqejne ate lloj sjelljeje qe ai ka perzemer.

Cilat vajza i pelqejne?

Si garip qe eshte, i pelqen te dale me vajza qe shkelqejne ne pamje sepse ka nevoje te brendshme qe shoket ta kene zili. Por shpesh detyrohet te dale me vajza krejt anonime por qe ai i pershkruan si fotomodele.

Ku mund ta gjesh?

E gjen shpesh ne sheshet kryesore mbeshtetur ne ndonje makine te bukur (gjoja se eshe e vetja), ne nje tavoline ne lokal apo ne kembe prane ndonje monumenti.

10 TAKTIKAT PER T’I FITUAR ZEMREN KETIJ TIPI

  1. Bej sikur beson shume ne gjithçka qe ai tregon.
  2. Lere te flase ore te tera per veten. Kjo i pelqen shume.
  3. Tregohu e bindur se ai nuk shkon mire ne shkolle sepse keshtu do vet ai.
  4. Kerkoji keshilla dhe ndihme per gjithçka, kjo i pelqen shume.
  5. Shpesh thuaji: “ti je me i miri nder djemte qe njoh”.
  6. Thuaji se e kupton shpesh dhe qesh me batutat e tij!
  7. Nese vendos te te puthe thuaji: “je nje puthes i shkelqyeshem”
  8. Vishu me kujdes, duke krijuar nje luk te veçante, keshtu do te ndezesh fantazine e tij.
  9. Kerkoji sugjerim se ç’dhurate t’i besh dikujt per datelindje, do t’i behet qejfi shume.
  10. Thuaji te te shpjegoje gjithçka per nje argument qe ai e di shume mire.

 

Ai eshte tipi yt nese… ti je ne nje faze ku ta ka qejfi nje aventure.

Keshilla magjike

Pasi te te bjere ne dore diçka e tij, nje bluze apo çfaredoqofte ajo, naten para se te biesh te flesh, vere bluzen e tij ne gjoks dhe mendo intensivisht per te derisa te te zere gjumi. Perserite kete rit 7 here rresht. Me tej, merr nje cope nga bluza, digje dhe ruaje hirin. Me rastin e pare, hidhja atij hirin mbi lekure.

Dergoji mesazh me celular si:

“Je tipi me fantastik qe kam njohur, si thua, a po na çon me makinen tende ku te duash ti?” ose “Ka disa djem qe po me vijne rrotull, u merzita, a po vjen te m’i heqesh qafet, keshtu mbetemi vetem ne te dy?”

Çfare s’duhet te besh?

  • Mos u hidh e para per ta puthur.
  • Mos bej vleresime pozitive per shoket e tij.
  • Mos admiro ata qe jane mire me mesime.
  • Mos i thuaj ç’note ke ne fiskulture?
  • Mos i fol per veten, do ta merzisje per vdekje.

 

 

  1. DJALI I QEMOTIT (OLD STYLE)old-style

 

Ç’tip eshte?

Eshte tip klasik, djale i mire, i edukuar,  gezimi i nenes dhe i te dashures, xhentil i vertete. E ka fytyren te paster. Ka nje veshtrim besnik, floket i mban zakonisht te shkurter e te paster. Ka nje buzeqeshje diellore, flet me shume seriozitet dhe me ze te ulet. Vishet me rrobat qe qarkullojne ne familje, nje kemishe te babait, nje pale pantallona te vellait te tij etj. Nuk e ndjek kurre moden dhe nuk ka asgje te veçante perveç nje “diçkaje” prej xhentilmeni dhe pikerisht kjo te intrigon.

Si shkon ne shkolle?

Ne shkolle shkon mire sepse ka ndjenjen e detyres dhe i bindet profesoreve. E llogarit mire kohen, edhe per mesim, edhe per zbavitje. Gjate pyetjeve qe i bejne profesoret eshte i sigurt por edhe i perulur.

Ç’mendojne profesoret per te?

Te gjithe profesoret e adhurojne sepse eshte i disponueshem, i pergatitur dhe s’merr kurre poza arroganti dhe mendjemadhi.

Si eshte me prinderit?

Me prinderit sillet shume mire, eshte nje bekim i vertete. Ndihmon shume ne punet e shtepise dhe s’ka pretendime ne te ngrene, ha ç’t’i vene perpara. Nena dhe babai krenohen shume me te.

Cilat vajza i pelqejne?

I pelqejne vajzat e thjeshta por me tru. Me nje fjale, vlereson thjeshtesine e jashtme, por eshte shume kerkues per anen intelektuale. Kur ulet ne nje lokal me nje vajze, gjithnje paguan ai. Por kur s’ka para nuk fton asnje per kafe.

Ku mund ta gjesh?

Ne supermarket, ne dyqanin e bukes, ne dhomen e tij, apo ne fushen e sportit (e here ne jave).

10 TAKTIKAT PER T’I FITUAR ZEMREN KETIJ TIPI

  1. Tregohu gjithnje e gezuar, optimiste dhe plot energji..
  2. Beje te besoje se ti s’je e dhene pas parase apo pas fasades se gjerave.
  3. Rrefeji se te pelqen te kenaqesh prinderit dhe mesuesit.
  4. Foli per shoqet e tua dhe per vetite e tyre me te mira: ai i vlereson vajzat e sinqerta.
  5. Adopto nje luk te thjeshte por dhe profesional, atij s’i pelqejne stilet e ç
  6. Beji pyetje per studimet dhe per sporte qe ai praktikon, keshtu do ta besh per vete.
  7. Dergoji me celular mesazhe te gezuara, mesazhe dashurie te perziera me ironi.
  8. Nese ecen perkrah tij futi krahun dhe shtrengohu fort pas tij.
  9. Ben mire te buzeqeshesh vazhdimisht dhe beje dhe ate te buzeqeshe apo te qeshe me gjithe zemer.
  10. Tregoji gjithe deshirat e tua per te ardhmen dhe kerkoji te te thote se ç’profesion do te ndjeke pas mbarimit te shkolles.

Ai eshte tipi yt nese… ne vend qe te dalesh me nje garip do te preferoje te beheshe murgeshe.

Keshilla magjike

Blej nje magnet dhe “karikoje” me magnetizmin tend per 9 net rresht, duke filluar nga koha kur hena eshte çerekeshe mbaje magnetin ne dore per 10-15 minuta dhe perqendrohu ne dashurine qe ai duhet te kete per ty. Pas 9 ditesh verja magnetin ne çanten e tij apo në makinen e tij qe ta ndjeke pas kudo qe te shkoje.

Dergoji mesazh me celular si:

“Zakonisht nuk u dergoj mesazhe djemve, por ti je ndryshe, tani pres te me ftosh te dalim” ose “A e di se princi i kalter i femijerise sime te ngjan shume? Dhe mesoje qe une kam mbetur femije”.

Çfare s’duhet te besh?

  • Mos u hiq si vajze e modes.
  • Mos kritiko ashper prinderit e tu ne sy te atij.
  • Mos u hiq si naive.
  • Kur dilni, mos i thuaj atij p.sh “shiko, kjo vajze (djale) nuk eshte veshur sipas modes”.
  • Mos u truko rende.

 

 

  1. VIKTIMA E MODESviktima-modes

 

Ç’tip eshte?

Ky eshte nje lloj mashkulli qe tregon shume kujdes per pamjen e jashtme, me vanitoz se nje grua e bukur, me shume i irritueshem se ajo, me nje deshire te fshehte per te qene ne qender te vemendjes.

Duhet ta pranojme, eshte tip bukurosh, por me nje bukuri qe nuk u shkon per shtat te gjitha femrave. Shpesh eshte bjond me floke lisho, me gojen mishtore. Luku i tij eshte perfekt, te pakten sipas tij, pantallonat, xhaketat, dhe kemishat e tij jane firmato, ai vesh gjithnje kepuce te modes. Dhe mban syze dielli edhe ne 12 te nates.

Si shkon ne shkolle?

Ne shkolle shkon pak a shume mire, studion kur i del koha. Qejfi i tij i madh eshte kur pyetet prane katedres se profesorit. Keshtu, duke qene para klases, ben nje shou te vertete me veshjet dhe me pamjen e tij.

Ç’mendojne profesoret per te?

Nder profesoret ka gjithnje ndonje qe dyshon se mos ai eshte gay. Te tjeret qe s’mendojne keshtu e kane si sfide personale ta bejne ate te doje mesimet.

Si eshte me prinderit?

Edhe me prinderit nuk i braktis manierat e tij prej egzihibicionisti, dhe per kete hyn shpesh me ta ne kontradiktat mes brezave. Shkon keq me babain dhe s’i ngjan fare atij. Me nenen me ndryshe, ajo e adhuron aspektin e tij fizik.

Cilat vajza i pelqejne?

I pelqejne vajzat shume te bukura por s’del me do sepse do te dukej t’u dorezonte skeptrin e bukurise. Shpesh del me vajza te shemtuara dhe anonime duke i çuditur te gjithe.

Ku mund ta gjesh?

Ne qendra tregetare, ne rruget me te rrahura, ne supermarket, buze liqeneve, ne ekspozita dhe kudo ku ka pasqyra. Ai vdes per t’u pare ne pasqyre.

 

10 TAKTIKAT PER T’I FITUAR ZEMREN KETIJ TIPI

  1. I thuaji atij shpesh se nje aspekt fizik i mire, eshte kartvizita me e mire.
  2. I thuaji “ti ngjan shume me nje fotomodel, gjynah qe s’je bere i tille”.
  3. Dergoji mesazh me celular “dua nje foto apo poster tendin”.
  4. I thuaji se adhuron menyren se si vishet dhe si krihet.
  5. Rri gjithnje ne plan te dyte sepse atij s’i pelqen te dale me femra qe e konkurojne.
  6. I thuaj vazhdimisht “adhuroj abranxaturen tende”.
  7. Thuaji “ç’parfum perdor”, sepse kjo tip bisede i pelqen shume.
  8. Tregohu e vendosur dhe e sigurte ne vetvete, sepse ai urren dhe idene t’i behet krah dikujt.
  9. Tregohu e embel dhe e sjellshme me te, ate e irritojne shume manierat e ashpra dhe agresive.
  10. Lavderoje gjithnje dhe bjer dakort gjithmone me idete e tij, keshtu do ai.

 

Ai eshte tipi yt nese… nese bie dakort te jetosh ne hije.

Keshilla magjike

Pergatit nje talisman alla “Harry Potter”” ne nje qese te vogel prej mendafshi te kuq, fut petale te thara trendafili, gjethe dafine te coptuara, lule livandoje, 3 gur lumi te ngarkuar me energjine tende, hirin e nje gjetheje te djegur me emrin tend dhe nje zemer. Qepe qesen me fill te kuq, fute ne kellefin e jastekut dhe mbaje atje per 7 dite. Pastaj dhuroja atij me lirshmeri.

Dergoji mesazh me celular si:

“Ne shikimin e pare m’u duke si nje fotomodel i ‘Armanit’, por tani u binda: je me i bukur, do te shihemi”.  Ose “po pyesja veten ne ç’dyqan e ke blere ate rrip mesi fantastik, a vjen te dalim bashke?”.

Çfare s’duhet te besh?

  • Mos i thuaj kurre “jemi te dy po aq te bukur”
  • Mos u trego e lirshme dhe mos perdor fjale banale.
  • Mos dil kurre ne plan te pare.
  • Mos ia prish kurre floket kur e perkedhel.
  • Mos e ver ne loje meqe rri gjithnje me syze dielli.

 

 

  1. DJALI I MAMASEdjale-mamaje

 

Ç’tip eshte?

Eshte shume e lehte ta njohesh, eshte tip i bindur dhe gjithnje nen kujdesin e nenes dhe babait.

Eshte i dashur, njeri i mire, dhe me shikim te pare mund ta ngaterrojme me tipin “old style”. Pas nje analize me te kujdesshme, do te kuptoni ndryshimet. Djali i mamase vishet gjithnje trashe, me fanelle leshi, me shall dhe mban kapele (qe te mos ftohet).

Si shkon ne shkolle?

Ne shkolle shkon keq, por prinderit jane te bindur se per kete e kane fajin profesoret, qe nuk e kuptojne dhe qe s’dine te nxjerrin ne pah potencialin e tij. Ne fakt studion shume pak dhe s’eshte i vemendshem ne klase. Kjo eshte menyra e tij e gabuar per t’iu kundervene pranise shtypese te nenes qe e pengon te rritet.

Ç’mendojne profesoret per te?

Profesoret e dine mire qe djali i mamase eshte nje i burgosur ne burgun e arte te nenes, ka dhe nga ata qe perpiqen ta ndihmojne te dale nga ky burg.

Si eshte me prinderit?

Djali i mamase eshte i bindur si tipi “old style”, por ne ndryshim nga ky manifeston nje bindje pasive. Ai bindet qe te mos degjoje te qarat e mamase. Ne te njejten kohe eshte i llastuar nga prinderit, te cilet i falin çdo gabim.

Cilat vajza i pelqejne?

Zyrtarisht i pelqejne ato vajza qe i pelqejne mamase, pra vajzat e ditura, te edukura, naive. Por ne te vertete, zemra e tij rreh per vajzat kreative, anti-konformiste, bile dhe rebele.

Ku mund ta gjesh?

E gjen gjithnje ne shtepi, ne farmaci me nenen e tij te dashur, apo ne llixha. Eshte gjithnje i ftohur sepse nena e vesh trashe per ta mbrojtur, duke fituar rezultatin e kundert. E gjen gjithnje duke shfryre hundet.

 

10 TAKTIKAT PER T’I FITUAR ZEMREN KETIJ TIPI

  1. Thuaji se kur shkon per vizite tek miqte vishesh si murgeshe.
  2. Tregohu krejt indiferente ndaj dietes se tij (ç’ha, ç’pi) se i urren per vdekje grate qe shqetesohen per shendetine
  3. Mos fol ne prani te tij per demet e duhanit apo semundjeve, pra mos u vendos ne rolin e nenes.
  4. Ji gjithmone e gezuar, e qeshur, tregoji atij qe je gjalle.
  5. Thuaji se prinderit s’te kane me ne patronazh qe kur te tha qe sjellja e tyre te irritonte.
  6. Kur e takon me nenen, tregohu shume xhentile, keshtu ai do te dale me ty.
  7. Meqe kur e merr ne telefon, pergjigjet gjithmone e ema, ftoje nepermjet saj ne shtepine tende.
  8. Kur te te vije rasti preke fytyren e tij me tenden, por shume natyrshem.
  9. Mbaj parasysh se do te te duhet ty te besh hapin e pare, ai s’e ben kurre.
  10. Kur jeni, vetem tregoji hapur shpirtin tend.

Ai eshte tipi yt nese… nese nuk ke frike te sfidosh zemerimin e nje “vjehrre”.

Keshilla magjike

Ky rit kryhet te premten. Merr nje trendafil te bardhe dhe nje te kuq. Shkruaj ne nje leter emrin e tij. Mblidhe letren rreth nje cullufeje te flokeve te tu. Merri te dy trendafilat, priti pergjysem dhe bashko pjeset me ngjyra te ndryshme duke vene ne mes te tyre letren ku ndodhet cufullja e flokeve. Lidhi ato me nje fill te kuq, perputhi te dy gjysmat dhe hidhi ne nje vije uji. Dy gjysmat e tjera futi nen toke dhe kerkoji perendeshes se dashurise te te ndihmoje.

Dergoji mesazh me celular si:

“Do te doja shume te kujdesesha per ty, te te perkedhelja, te te rregulloja mbulesat dhe te te jepja puthjen e “naten e mire” ose “vazhdoj te pyes veten si ka arritur nena te te beje kaq te bukur. A takohemi dhe ma shpjegon?”

Çfare s’duhet te besh?

  • Mos e ve ne loje meqe vesh fanelle leshi,
  • Mos u shqeteso per te ftohuren qe ka marre.
  • Mos i thuaj “ka ardhur koha qe nena te te hape deren e kafazit e te te lere te lire”.
  • Mos e merr kurre ne telefon pa i treguar se kush je.
  • Mos i thuaj “pune e madhe po u ktheve vone ne shtepi”.

 

 

  1. SPORTISTIsportisti

 

Ç’tip eshte?

Ja ai, gjithe muskuj qe i ka fale anabolizanteve apo punes ne palester. Sapo ka dale nga palestra, gjithe muskuj e me bluze me menge te shkurtra, te transmeton menjehere sensacionin e forces fizike dhe gjallerise. Me gjatesi mesatare, zakonisht i ka floket e zinj e te shkurter. Duart i ka te medha dhe pantallonat e ngushta per te nxjerre ne pah atributet mashkullore. Eshte i forte kater-stinesh dhe nuk do t’ia dije per ngricat. E gjen ne çdo stine me menge te shkurtra. Kjo sfide per te eshte maksimumi i mashkullit.

Si shkon ne shkolle?

Ne shkolle shkon me motoçiklete apo makine. Ne klase shkon sa per te ngrohur banken. Gjate leksioneve (ne shkolle te larte) e gjen me teper ne korridor apo ne banjo duke u siguruar para pasqyres per aspektin e tij super mashkullor.

Ç’mendojne profesoret per te?

Profesoret nuk merren me te meqe ai e ka ndare mendjen te mos mesoje. Por meqe ka nje aspekt fizik terheqes, ka dhe qe e simpatizojne disi.

Si eshte me prinderit?

Arrogant me te gjithe, keshtu eshte dhe me prinderit, i irriton ata dhe ju ngre nervat. Por ne fund te shpirtit i respekton prinderit dhe arrin te urreje veten pse i trajton keshtu.

Cilat vajza i pelqejne?

Pelqen vajzat qe shkelqejne qe t’iu beje zili shokeve. Preferon vajzat me floke te gjata lisho, me thonj te lyer, me taka te larta dhe me minifund.

Ku mund ta gjesh?

Ne palestra, veçanerisht atje ku praktikohet kickboxing, ne diskoteke apo i mbeshtetur ne makinat e parkuara.

10 TAKTIKAT PER T’I FITUAR ZEMREN KETIJ TIPI

  1. Beje te ndjeje qe ai eshte gjahtar i fuqishem dhe ti gjahu i dobet, por i veshtire per t’u kapur.
  2. Thuaji disa here “jo” para se te biesh dakort te dalesh me te dhe peshperiti ne vesh numrin e telefonit.
  3. Mos e puth heren e pare qe do te te puthe, tregohu kocke e forte.
  4. Beje te kuptoje qe t’i pelqen aspektin e tij prej te forti “4 stinesh”.
  5. Beji pyetje per ushtrimet qe ben ne palester dhe kerkoji te te tregoje teknikat e ngritjes se peshes, etj.
  6. Tregohu e habitur nga ato qe ai ben ne palester.
  7. Interesohu per motoçikleten apo makinen e tij dhe per karakteristikat e saj teknike.
  8. Ngacmo pak xhelozine e tij duke i thene se radha e djemve qe dua te dalin me ty eshte e gjate 1 km.
  9. Mos u trego e ngjitur dhe e paduruar per te filluar nje histori shabllone dashurie.
  10. Dergoji ne celular mesazhe te shkurtra e te thjeshta dhe mos u irrito nese s’te pergjigjet.

 

Ai eshte tipi yt nese… s’te interesojne perkedheljet dhe nese te pelqejne bisedat banale.

Keshilla magjike

Dhuroji nje esence masazhi me vaj jojobe, shto tre pika vaj arre, 2 pika ylang ylang dhe 2 kanella. Ndiz nje qiri ngjyre portokalli perpara henes se plote dhe kerkoji yllit tend qe ai te bjere ne dashuri me ty. Perdor per 3 net parfume me keto esenca.

Dergoji mesazh me celular si:

“Muskujt e tu jane gdhendur ne trurin tim, po pyesja veten a mundet te te prek me dore”, ose “edhe pse ti s’ke nevoje, a do te vije ne palester me mua”.

Çfare s’duhet te besh?

  • Mos e ler ne plan te dyte.
  • Mos e pyet si shkon ne shkolle, do te ofendohet.
  • Mos vish gjithnje kepuce tenisi.
  • Mos fol me fjale te veshtira.
  • Mos e mbaj gjate ne telefon.

 

 

  1. ROCK-STARIrock-star

 

Ç’tip eshte?

Eshte nje tip bukurosh dhe eshte e lehte ta individualizosh: vetem apo ne shoqeri kendon gjithmone, shpesh nen ritmin e rap-it. Ne autobus imiton kitaren dhe baterine dhe ne dhomen e tij fsheh gjithe pajisjet qe i duhen nje grupi muzikor.

Perpiqet me çdo kusht ta fshehe pamjen e tij pas syzeve, flokeve mbi sy apo bandazheve qe ve ne balle, ndonjehere per ekscentricitet, qeth zero floket e tij te bukura kaçurrela. Vishet ne menyre te personalizuar dhe ka ne xhep gjithnje nje peçiklaz per kitaren dhe nje shkop per baterine. Tregon kujdes te madh per thonjte, i duhen per kitaren. Flet vetem per muzike, di gjithçka per muziken dhe ndoshta enderron dhe mendon ne muzike. Behet fjale per muziken amerikane. Eshte shume i bindur se do te behet nje rock-star apo reper.

Si shkon ne shkolle?

Shkon shume mire ne muzike dhe ne historine e artit se ka talent artistik, shkon mire dhe ne gjuhe ka talent per te bere tekstet e kengeve. Mekat qe gjate leksioneve nervozon profesoret duke i perplasur kembet sipas ritmeve qe kalojne ne koken e tij.

Ç’mendojne profesoret per te?

Disa profesore e vleresojne per venen e tij artistike, te tjere mezi e durojne sepse ai pelqen vetem muziken, ne pergjithesi e kalon klasen megjithese me nota te dobeta.

Si eshte me prinderit?

Me “pleqte” e tij eshte shume servile sepse ju kerkon gjithnje para per CD dhe instrumenta te reja. Nevrikoset vetem kur i thone te ule volumin e sterios dhe te mos shqetesoje fqinjet ne 3 te nates.

Cilat vajza i pelqejne?

I pelqejne vetem vajzat qe kane besim se ai do te behet rock-star. I pelqen te gjitha vajzat qe e pelqejne.

Ku mund ta gjesh?

Ne dyqanet e CD-ve dhe intrumentave muzikore, ne koncerte, ne kantina dhe kudo ku ka hapesire per te provuar zerin dhe instrumentat.

10 TAKTIKAT PER T’I FITUAR ZEMREN KETIJ TIPI

  1. Tregohu gjithnje e azhornuar dhe e interesuar per muziken.
  2. Thuaji te te tregoje gjithçka qe di per muziken.
  3. Thuaji te te shoqeroje per te blere nje CD dhe merr keshillen e tij çfare CD duhet te blesh.
  4. Thuaji se ti e ndjen qe ai do te behet i famshem ne muzike.
  5. Thuaji qe te mos e braktise kurre muziken kur ndonjehere inatoset dhe thote se do ta braktise.
  6. Shko shikoje ate dhe grupin e tij ne prova. Dhe tregohu entuziaste.
  7. Kendo “rastesisht” ndonje melodi qe ai ka kompozuar.
  8. Jepi nje poezi dhe thuaji ta beje kenge.
  9. Kur e di qe do ta takosh improvizo nje luk diskoteke.
  10. Meso te kercesh shume mire dhe, ne rastin me te pare, tregoji se si kercen.

Ai eshte tipi yt nese… nese te pelqen skautizmi.

Keshilla magjike

Informohu per kengen e tij te preferuar. Kur Hena te jete ne rritje, bej nje rreth me 2 qirinj te kuq, 2 te bardhe dhe 2 te verdhe. Ne qender ver diçka qe i perket atij. Ve diskun qe i pelqen atij dhe vizualizo pamjen e tij. Vazhdo te mendosh per te gjersa qirinjte digjen. Beje kete rit 3 dite rresht.

Dergoji mesazh me celular si:

“A ke gati grupin muzikor? A i di ato fanset qe i ndjekin kengetaret kudo? Une jam nje nga ato”. Ose “Çudi si s’te ka vene re bota! Ti te pakten duhet te ishe ne kopertinen e Rolling Stones”, por une te kam vene re”.

Çfare s’duhet te besh?

  • Mos i thuaj se s’e kupton rap-in.
  • Mos i thuaj “Zucchero mos eshte nje embelsues”?
  • Mos i thuaj qe te fuse makinen ne garazh.
  • Mos i thuaj “nuk i di kenget e fundit”.

 

 

  1. TIPI ARI (NJERIU PASIV)ariu

 

Ç’tip eshte?

Gjithmone i vetmuar dhe asocial, ai perfaqeson nje sfide. Te pakten ne aparence, nuk i duron dot grate dhe do vetem ta lene rehat. Por jo nga te gjithe.

Zakonisht eshte shume i gjate, i shendoshe, por jo i dhjamosur. Ne pamje mund te jete dhe terheqes, megjithese ka te stampuar ne fytyre nje shprehje qe do te thote: “Mos me flisni se do t’ju kafshoj”. S’e çan fare koken per veshje, vesh bluza te medha, xhinse kadifeje dhe kepuce te deformuara. Flet shume pak, shpesh pergjigjet me mermerima dhe s’jua hedh fare syte vajzave.

Si shkon ne shkolle?

Shkon mire, veçanerisht ne matematike dhe fizike sepse ato s’duan llafe por zgjuarsi. I gjithe problemi i tij qendron tek zeri “i ndryshkur” meqe i perdor pak kodrat zanore: gjate pyetjeve ne klase pergjigjet shkurt dhe hera-heres mermerin.

Ç’mendojne profesoret per te?

Profesoreve u pelqen shume sepse eshte serioz, jo i zhurmshem, i vemendshem dhe nuk shkel rregullat. Sigurisht qe profesori i gjuhes do te donte qe ai te fliste me teper.

Si eshte me prinderit?

I “fshihet” mamase sepse s’i dihet grate flasin shume dhe ka me teper afrimitet me te atin qe eshte si ai. Ne pergjithesi me familjen shkon mire, aq me mire nese ka nje dhome te tijen.

Cilat vajza i pelqejne?

Asnjera s’i pelqen. “Ariu” eshte tip me gusto te veshtira dhe mbi te gjitha ne lirine e tij. Ai e di mire se vajzat duan llogje, atyre u pelqejne komplimentat dhe keto jane kunder natyres se tij. Pergjigjet me rrokje, kur i afrohet nje vajze, kerkon me çdo kusht ta evitoje dhe i thote: “Me fal nje minut, kam nje pune”.

Ku mund ta gjesh?

Mund ta gjesh te zhytur ne lexim ne nje stol ne park, ne shetitje vetem dhe ne qoshet me te fshehura te bareve.

10 TAKTIKAT PER T’I FITUAR ZEMREN KETIJ TIPI

  1. Fol pak dhe mos fol kurre nese s’ke ndonje gje me rendesi per te thene.
  2. Ne pergjithesi mos e nxit te flase dhe ne veçanti mos i kerko asgje personale.
  3. Perdor gjuhen e trupit, duke e veshtruar intensivisht ne sy dhe duke i buzeqeshur hera-heres.
  4. Vish minifunde dhe pantallona te ngjitura pas trupit sepse, megjithe aparencat, tipi “ari” e pelqen trupin e femres.
  5. Fol me ze te ulet dhe sensual sepse atij s’i pelqejne tonet e larta.
  6. Preke shkujdesur doren e tij dhe perkedheli lehte floket.
  7. Meso nga miku i tij me i ngushte çfare i pelqen dhe beja te ditur se dhe ty te pelqejne po ato gjera.
  8. I thuaj se s’te pelqejne meshkujt qe flasin shume s’i papagaj.
  9. Kur e takon, jepi nje puthje te lehte ne hunde, keshtu do t’i fitosh zemren.
  10. Tregohu ironike por me dashuri, thuaj p.sh, “sot heshtem per ca çeshtje shume te rendesishme”.

Ai eshte tipi yt nese… te magjepsin sfidat dhe nese te intrigojne mermerimat.

Keshilla magjike

Prit pjesen e siperme ten je molle dhe bej nje vrime ne brendesi te saj. Shkruaj ne nje cope leter emrin e tipit qe te intereson dhe fute ne vrimen e molles. Mbushe vrimen me mjalte dhe mbylle ate. Me tej ndiz 3 qirinj te kuq perreth molles dhe kerkoji flakes se tyre te te ndihmoje t’i fitosh zemren perserite ritin me qirinj per 9 dite rresht.

Dergoji mesazh me celular si:

“Ti dhe mund te mos i pergjigjesh ketin mesazhi, por do te me lendoje. Dhe ti s’do me lendosh, apo jo?” ose “Mendoj se ti je thjesht nje aktor: pas asaj “korrace” te forte rreh nje zemer e ndjeshme. Me telefono ta thellojme kete bisede”.

Çfare s’duhet te besh?

  • Mos bej thashetheme ne prani te tij.
  • Mos fol shume.
  • Mos e “rretho”, do te ndihej ne kurth.
  • Mos fol me ze te larte.

 

 

  1. MANJAKU I KOMPJUTERAVE DHE I CELULAREVE maniak-kompjuteri

 

Ç’tip eshte?

Eshte shume e lehte ta kapesh, eshte gjithnje i lidhur me internetin. I njeh te gjithe modelet e celulareve dhe ka afinitet te madh me gjithe ato aparate qe kane nje chip apo qe bejne “bip”.

Zakonisht eshte shume i dobet dhe i kerrusur sepse rri gjithe diten mbi kompjuter. Vishet gjithnje njelloj sepse s’i ve re stinet. Jeton naten ne boten e tij virtuale. Gjithnje i lidhur me internetin ka nje fytyre te zbehte dhe haluçinante. Luan gjithnje me celularin, dergon mesazhe shume te veshtira dhe figura te jashtezakonshme. Ai arrin te “zbuse” dhe kompjuterin më rebel.

Si shkon ne shkolle?

Ne lendet e veçanta nuk shkon dhe aq mire por meqe eshte mjeshter per kompjuter, profesoret qe duan te mesojne me shume rreth tij i bejne pyetje te veshtira rreth hard-diskut. Dhe ai pergjigjet me gjithe qejf. Keshtu, merr “mjaftueshem” ne te gjitha lendet.

Ç’mendojne profesoret per te?

Profesoret perkulen para tij dhe sa here kane problem kompjuterike, i drejtohen atij.

Si eshte me prinderit?

Prinderit e shohin rralle, ai eshte vazhdimisht me kompjuterin e tij. Ne kete menyre, ata jane te bindur se kane sjelle ne jete nje marsian (alien).

Cilat vajza i pelqejne?

Te gjitha vajzat qe e takojne ne “chat” apo facebook e adhurojne, veçanerisht terhiqet nga vajzat qe perdorin “nick” (pseudonime) te sofistikuara.

Ku mund ta gjesh?

E gjen me shpesh ne çdo “chat-like” dhe ne dyqane qe shesin kompjutera dhe pjese per kompjuter.

10 TAKTIKAT PER T’I FITUAR ZEMREN KETIJ TIPI

  1. Thuaji te te shpjegoje perse duhet te azhornosh vazhdimisht anti-virusin.
  2. Admiro pseudonimin (nofken) qe ka zgjedhur per te hyre ne “chat”.
  3. Dergoji ne facebook apo e-mail mesazhe qesharake dhe intriguese.
  4. Ftoje ne shtepine tende apo ne kafe dhe lute te te tregoje gjithe sitet me interesante.
  5. Thuaji “ne mendojme njelloj, teknologjia eshte shpetimi i fundit per boten”.
  6. Dergoji mesazhe ne celular vetem me simbole, asnje fjale.
  7. Mbaj gjithnje ne çante nje reviste qe flet per kompjutera dhe shfletoje ne prani te tij.
  8. Krehu ne menyre te çuditshme.
  9. Ftoje te pini diçka ne internet-kafe dhe thuaji qe ai vend te pelqen shume.
  10. Beji gjithmone lojra mendore matematikore, i ka shume qejf.

 

Ai eshte tipi yt nese… te pelqen me teper bota virtuale se ajo reale.

Keshilla magjike

Gjej nje Kristal shkembi qe te pelqen. Lere ne uje te rrjedhshem. Thaje me kujdes, mbaje doren e djathte duke mbajtur te majten tek zemra. Kerkoji kristalit te te ndihmoje te hysh ne zemren e tij. Ne fund mbeshtille me nje stof te bardhe. Mbaje me vete dhe kerkoji ndihme sa here te kesh nevoje.

Dergoji mesazh me celular si:

“Kam nje problem me kompjuterin, me dalin zemra te çuditshme ne ekran a mund te vish t’i hedhesh nje sy?” ose “Nuk dija ç’te te dergoja, nje e-mail, nje sms apo nje pellumb mesazher. Por rendesi ka mendimi dhe une mendoj gjithnje per ty”.

Çfare s’duhet te besh?

  • Mos qaj kohen e lapsit dhe te stilografit.
  • Mos i thuaj “Mos valle disku fisk eshte nje album muzikor?”.
  • Kurre mos i telefono, gjithnje dergoji mesazhe.
  • Mos harro kurre ç’eshte pseudonimi (niku), eshte e pafalshme.
  • Mos i thuaj: “Mos valle anti-virusi eshte ilaç”.

 

 

  1. REVOLUCIONARIrevolucionari

Ç’tip eshte?

Ky tip di gjithçka per politiken dhe natyrisht qe anon nga e majta. Specialiteti i tij eshte te jete antipatik per shumicen e njerezve.

Ate e dallon menjehere, ka nje çante pelhure ne krahe, shpesh mban kitaren ne dore, ne koke ka nje berete ose nje kapele  apo kapuç leshi gri. Pi cigare te vogla sa per te thene qe pi, dhe rri gjithnje me 2-3 shoke. Celularin, qe zyrtarisht e urren, e mban gjithnje te fikur por e mban meqe prinderit ia kane bere dhurate per ditelindje. Eshte gjithnje i preokupuar per paqen e botes, sidomos te botes se trete dhe ia atribuon konsumizmit te gjitha te keqijat, termetet, vullkanet bile dhe uraganet.

Si shkon ne shkolle?

Ne ne shkolle shkon mire veçanerisht ne histori e filozofi, dy lende keto qe i ka pasur pasion gjithmone. Nuk kenaqet me shpjegime shablone, do t’ju hyje ne thellesi gjerave. Pyetjet e tij jane tamam mbledhje, i mungon vetem megafoni.

Ç’mendojne profesoret per te?

Profesoret qe dikur kane luftuar per idete e tyre ju pelqen. Por u pelqen dhe gjithe te tjereve sepse eshte serioz dhe mund te çaje.

Si eshte me prinderit?

Zakonisht eshte “prind” me prinderit e tij. I qorton ata pse harrojne dritat ndezur dhe i bertet te emes pse nuk kursen ne çdo gje.

Cilat vajza i pelqejne?

I pelqejne vajzat inteligjente, te shoqerueshme, ato qe jane aktive ne shume fronte dhe sportivet.

I urren vajzat frikacake dhe ato qe s’marrin vesh nga historia dhe nga aktualiteti.

 

Ku mund ta gjesh?

E gjen ne manifestimet anti-globaliste, ne barrikada dhe ne qendrat shoqerore.

 

10 TAKTIKAT PER T’I FITUAR ZEMREN KETIJ TIPI

  1. Shikoji te gjitha edicionet e lajmeve sepse duhet te dish se ç’ndodh ne bote!
  2. Tregohu e shqetesuar per zjarret e vena me dashje, per shume plehra qe s’degradohen biologjikisht dhe per perdorimin abuziv te lendeve plastike.
  3. Perserit shpesh qe njerezit duhen gjykuar per idete dhe veprimet dhe jo per pasurine qe kane.
  4. Degjo me kujdes shpjegimin se si do te shkonte bota po ta drejtonte ai, dhe aprovoje me bindje.
  5. Mos bridh me te gjitha rrobat firmato por zgjidh nje stil ekologjik mes stilit seksi dhe ekologjik.
  6. Prit nga gazeta nje artikull politik dhe lutju atij te ta komentoje.
  7. Shko me te ne qendrat shoqerore dhe miqesohu me te gjithe shoket e tij.
  8. Beji te qarte se ti qesh kur duhet qeshur dhe rri serioze kur duhet seriozitet.
  9. Ftoje t’i bjere kitares per ty dhe shoqeroje me ze te ulet me mire pasi keni ndezur nje qiri.
  10. Perdor nje parfum te lehte, nese parfumi eshte me esence sandalli apo thimjani, ai do te çmendet fare.

 

Ai eshte tipi yt nese… je e gatshme te flasesh per ekologjine dhe anti-globalizmin.

Keshilla magjike

Mesoji atij nje rit indianesh. Shko me te ne nje vend te qete ku mund te ndezesh nje zjarr. Merr nje liter leng lampone dhe perzieje me 1 gote tekila. Bej nje rreth me 13 guralece, hyr ne rreth me te dhe kerceni perreth zjarrit 7 here, merrni nje dege me gjethe jeshile, futeni ne leng dhe hidheni ne zjarr duke shprehur deshiren tuaj ne heshtje.

Dergoji mesazh me celular si:

“Ne gjithe kete konfuzion, politika ime eshte shume e qarte, ti me pelqen, dhe po te dergoj kete mesazh, kuptove?” ose “trikoja qe ke veshur te shkon shume, por te mungon nje nga shallet qe une i punoj aq mire me dore, po te vish te me takosh, do te ta jap nje”.

Çfare s’duhet te besh?

  • Mos pi lengje me shishe plastike.
  • Mos u terhiq nga moda amerikane.
  • Mos e ler te kuptoje se ti s’çan koken per politike.
  • Mos kritiko refugjatet.
  • Mos vish rrobe me peliçe te vertete.

 

 

PO TI, CILIT TIP I BEN PERSHTYPJE?

Bej testin psikologjik

 

  • Nje “chip” te sjell ne mendje:
  • a.Nje levizje avangardiste.
  • b.nje minifund.
  • c.Nje zoteri anglez.
  • d.Nje zog.
  • e. Nje mikrocircuit.

 

  • Cilat djegin me shume:
  • a.Pendimet
  • b.Ofendimet
  • c.Humbjet
  • d.Brejtjet e ndergjegjes
  • e.Rrezet e diellit

 

  • Do te te pelqente te merrje si dhurate nje pale vathe ne forme:
  • a.Hene
  • b.Dielli
  • c.Sfere
  • d.Ylli
  • e.salte

 

  • Pas qoshes eshte:
  • a.Nje manifestim per paqen.
  • b.Nje veture sportive fantastike
  • c.Nje lice (gjimnaz)
  • d.Njeriu i ballonave.
  • e.Nje dyqan antenash satelitore.

 

  • I urren djemte qe:
  • a.Rrine gjithe diten ne palester,
  • b.Qe s’dine ç’te bejne sepse kane 100 interesa.
  • c.Te merzisin.
  • d.Dine gjithçka per te gjitha.
  • e.Duket se kane lindur para 100 vitesh.

 

  • Te pelqen me shume te shkruash:
  • a.Nje leter
  • b.Nje kartoline
  • c.Nje bilete urimi
  • d.Nje faqe ne ditar
  • e.Nje e-mail.

 

  • Te pakten teorikisht, s’do te lidheshe kurre me nje djale shume…
  • a.Me inteligjent sesa ti.
  • b.Me te shemtuar se ti.
  • c.Me te bukur se ti.
  • d.Me te bukur se ti.
  • e.Me tradicionalist se ti.

 

  • Orizi eshte me bollek ne:
  • a.Piemonte
  • b.Shoqeri
  • c.Gojen e budallenjve.
  • d.Kur jeni te lumtur.
  • e.Ne kohen e te martuarve.

 

  • Kur je ne gracken e nje bisede shume te merzitshme:
  • a.Mendon per tjeter gje, por s’e shkeput vemendjen nga biseda.
  • b.E hap gojen sikur te vjen gjume.
  • c.Ben nje telefonate.
  • d.I kerkon bashkebiseduesit t’i bjere shkjurt, por me takt.
  • e.Ben sikur gerhet.

 

  • Nuk do dilje kurre nga shtepia pa:
  • a.Leter e stilolaps.
  • b.Te kuqin e buzeve
  • c.Syzet e diellit
  • d.Para
  • e.celularin

 

LEXO PROFILIN TEND SE CILI TIP TERHIQET PAS TEJE

ME SHUME A

Intelektual dhe revolucionar

Je shume e impenjuar. Kjo eshte merite e inteligjences tende dhe e aftesive per te mbeshtetur çdo lloj bisede, te cilen ben sikur e degjon.

ME SHUME B

Sportist dhe arrogant

Per keta lloj djemsh je e parezistueshme, ti di t’i besh djemte te kuptojne se je ti gjahu me i deshiruar. Nje gjah qe vetem ata mund te gjuajne, por ne fakt gjahtari je ti.

ME SHUME C

Viktima e modes dhe djali i mamase

Keta dy lloj tipash vdesin per ty sepse je e lirshme, ke aftesine t’i shkepusesh ata nga tufa dhe t’i besh per vete.

ME SHUME D

Djali i qemotit (old style) dhe djali i mamase

Ti i godet direkt ne zemer keta dy tipa. Mund te jesh krenare, keta dy tipa jane kocke e forte por bien pre e vitalitetit, e inteligjences dhe spontanitetit tend.

ME SHUME E

Rock-star dhe manjaku i kompjuterave

Keta dy tipa ti i “mbyt” me pasionin tend. Kjo fale aftesise tende per te hyre ne sintoni me te gjithe dhe per t’i bere te harrojne momentalisht hobet e tyre dhe te dashurohen me ty.

Tags: ,

  • Twitter
  • Facebook

Komento